Pesë vjet SPAK, Dumani: S’ka më të paprekshëm!

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani deklaroi sot se, 5 vjet më parë, shoqëria shqiptare vendosi të hedhë me besim hapin vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani deklaroi sot se, 5 vjet më parë, shoqëria shqiptare vendosi të hedhë me besim hapin vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në aktivitetin për 5-vjetorin e krijimit të SPAK, Dumani tha se, “5 vjet më parë më 19 dhjetor 2019 u themelua Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pjesë e korpusit të organeve të reja që solli reforma në drejtësi, të cilën qytetarët shqiptarë nuk e vunë asnjëherë në dyshim. 5 vjet më parë shoqëria shqiptare vendi të hedhë me besim hapin vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Dumani theksoi se, Prokuroria e Posaçme u krijua për të treguar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të jetë i privilegjuar prej tij”.

“Prokuroria e Posaçme u krijua për të pasur një rol kyç në këtë mision, për të treguar se mund të përballet me kurajë, për t’i kthyer qytetarët shqiptarë tek shteti i së drejtës dhe tek forcimi i një prej parimeve kryesore të demokracisë, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të jetë i privilegjuar prej tij”, tha Dumani.

“Prej kohës kur ne aplikuam për t’u bërë pjesë e kësaj strukture ishim të qartë se këto dy misione do të na ndihmonin edhe të kontribuonim në rrugën drejt integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Jemi krenarë për kontributin tonë sadopak që kemi dhënë në lehtësimin e arritjes së kësaj aspirate për bashkëqytetarët tanë”, theksoi Dumani.

“Ne jemi të vendosur, gjatë rrugës së integrimit dhe për të ruajtur standardin evropian të zbatimit të ligjit, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, si kontribuues të një familje të madhe për ta mbrojtur dhe forcuar shtetin e së drejtës”, u shpreh Dumani.

Dumani nënvizoi më tej se, “SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar mbi 182 milionë euro asete, të siguruara përmes mjeteve të paligjshme. Drejtësia nuk njeh anë dhe kahe; nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen”.

“Janë proceduar 61 zyrtarë të lartë për korrupsion, nga të cilët 70% janë dërguar në gjykim”, tha Dumani.

Sa i përket krimit të organizuar, Dumani, u shpreh se, “janë proceduar 955 persona nga ku 55% e tyre janë dërguar në gjykim”.

“Në fushën e terrorizmit, janë proceduar 29 persona nga ku 100% e tyre janë dërguar në gjykim”, tha Dumani.

“Në këto pesë vite kemi ndëshkuar zyrtarë të lartë të te gjitha niveleve dhe kemi treguar se korrupsioni sfidohet, krimi i organizuar vihet përpara përgjegjësisë, dhe askush nuk është mbi ligjin”, nënvizoi Dumani.

“Ne jemi krenarë për kontributin tonë në lehtësimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane, duke ruajtur standardet evropiane të zbatimit të ligjit”, theksoi më tej kreu i SPAK.

“Misioni ynë nuk përfundon me dosjen e radhës. Ne jemi këtu për të garantuar një sistem drejtësie të fortë, ku ligji zbatohet dhe nuk është privilegj për disa e vuajtje për të tjerët”, nënvizoi ai.

Dumani shprehu mirënjohjen për partnerët ndërkombëtarë.

“Shpreh mirënjohjen për partnerët tanë ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilët qëndrojnë krah për krah me ne, duke mundësuar zgjerimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimit të informacionit për hetimet tona të përbashkëta”, tha kreu i SPAK.

“Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës”, tha Dumani, por, shtoi ai, “përballë çdo kërcënimi dhe vështirësie, ne qëndrojmë të bashkuar, me një integritet të palëkundur profesional dhe personal”.

“Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Aspirata jonë e përbashkët është të kemi një sistem drejtësie të fortë që u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë”, nënvizoi Dumani.

“Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut”, u shpreh ai.

“Në këto pesë vite kemi mësuar se rruga jonë është sfiduese, por ajo është gjithashtu një detyrë jetike për të ardhmen e brezave që vijnë”, tha Dumani.

Dumani falënderoi jo vetëm prokurorët, hetuesit dhe partnerët ndërkombëtarë, por veçanërisht për familjarët e prokurorëve të SPAK, që u shpreh ai, “kanë duruar mungesën tonë dhe na kanë mbështetur pavarësisht sfidave”.

“Falënderimi ynë shkon jo vetëm për prokurorët, hetuesit dhe partnerët ndërkombëtarë por veçanërisht për familjarët tanë, që kanë duruar mungesën tonë dhe na kanë mbështetur pavarësisht sfidave. Suksesi i SPAK nuk do të kishte kuptim pa këtë mbështetje”, theksoi Dumani.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…