Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, zhvilloi diskutime me homologë evropianë, përfshirë përfaqësues nga Italia dhe Franca, mbi forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës


Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, zhvilloi diskutime me homologë evropianë, përfshirë përfaqësues nga Italia dhe Franca, mbi forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe nevoja për masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve, institucioneve dhe pronës publike e private, duke u mbështetur në përvojat dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në deklaratën për media pas takimeve, ministri Demo theksoi se garantimi i së drejtës kushtetuese për të protestuar duhet të shoqërohet me masa të vendosura për parandalimin e dhunës dhe ruajtjen e rendit e sigurisë publike.

“Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxjerrë në pah nevojën për të ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës. Italia ka ndërmarrë masa konkrete në këtë drejtim, ashtu si dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Ne po i shqyrtojmë me vëmendje këto përvoja për të forcuar instrumentat ligjorë dhe kapacitetet tona institucionale.

Dua të jem shumë i qartë për një gjë: E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese dhe ne jemi plotësisht të vendosur ta garantojmë dhe ta mbrojmë. Por e drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë, apo për të shkatërruar pronën publike, si dhe atë private”, theksoi ai.

Demo shtoi se “ne do të garantojmë lirinë e protestës, por njëkohësisht do të marrim të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë e çdo qytetari në të gjithë territorin e Shqipërisë, sepse mbrojtja e të drejtës për të protestuar dhe mbrojtja e sigurisë publike janë dy detyrime që duhet të ecin së bashku”.

“Prandaj, sot ne këtu diskutuam me shumë prej partnerëve tanë se cilat janë hapat konkrete që mund të merren edhe në vazhdën e bashkëpunimeve institucionale për të garantuar një siguri publike më të fortë dhe më të prekshme për të gjithë qytetarët”, tha ai.

Marrë nga ATSH

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula u prit në takim nga Presidenti i Hungarisë, András Baka

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…