Rama: Protestuesit kanë frikë nga njëri-tjetri, disa prej tyre duan dialog

Kryeministri: Pas protestës qëndrojnë edhe forca që nuk e duan përparimin e Shqipërisë


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se prej katër muajsh dëgjon protestuesit, duke iu referuar grupit të njohur si “Flamingot” që janë mbledhur para zyrës së tij, por sipas tij, ata nuk kanë paraqitur asnjëherë kërkesa konkrete.

Në një komunikim nga Kryeministria, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, Rama u shpreh se një pjesë e protestuesve dëshirojnë dialogun, por, sipas tij, kanë frikë nga njëri-tjetri.

“Unë i kam dëgjuar protestuesit poshtë zyrës sime për katër muaj. Unë kam dëgjuar më shumë se kushdo tjetër dhe po aq sa ata kanë dëgjuar njëri-tjetrin, gjithçka që ata kanë thënë, sepse unë kam qenë në korridoret e zyrës sime, ndërsa ata kanë qenë duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar poshtë zyrës. Pa thënë asnjëherë asgjë konkrete dhe pa kërkuar asnjëherë asgjë konkrete, madje duke refuzuar në vazhdimësi të ulen dhe të bisedojnë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se ka komunikuar me disa prej protestuesve përmes mesazheve dhe telefonit, si dhe i ka ftuar për dialog. Sipas tij, ata janë karakterizuar nga dëshira për të folur, por edhe nga frika se mund të cilësoheshin si tradhtarë apo të përballeshin me pasoja nga protestues të tjerë.

“E kam thënë se nuk kam ndërmend të bëj publike komunikimet me mesazhe me një sërë prej tyre që ishin atje poshtë. Kam komunikuar edhe me telefon, i kam ftuar edhe ata. I ka karakterizuar frika nga njëri-tjetri. Dëshira për të folur, por frika nga njëri-tjetri; frika se do të cilësoheshin si tradhtarë, frika se më pas do të pësonin pasojat e dhunës së të tjerëve”, u shpreh Rama.

Ai akuzoi një grup protestuesish se ushtronin presion psikologjik ndaj të tjerëve, duke i lidhur me një grup që e cilësoi si “antifa” dhe me një figurë që, sipas tij, njihet për predikimin e dhunës. Rama pretendoi gjithashtu se në protestë kishte pasur edhe persona me prirje kriminale, të cilët, sipas tij, kishin ndikuar te pjesëmarrësit e tjerë.

Kreu i qeverisë u shpreh i bindur se, në ditët dhe muajt në vijim, do të dalin dëshmi nga vetë protestuesit, pasi, sipas tij, ata të çlirohen nga presioni dhe ndikimi i atyre që i cilësoi si organizatorë të një “revolucioni të shëmtuar ballkanik”.

Sipas Ramës, pas protestës qëndrojnë edhe forca që nuk e duan përparimin e Shqipërisë.

“Kjo është pak, por është shumë e sigurt”, përfundoi Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…