MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më 24 tetor 2022 në Jerusalem, i cili po qarkullon në mediet sociale.


Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më 24 tetor 2022 në Jerusalem, i cili po qarkullon në mediet sociale.

Sipas MIA-së, fragmenti i fjalimit po qarkullon i shkëputur nga konteksti origjinal, duke krijuar një interpretim tërësisht të pavërtetë të asaj që është thënë.

MIA thekson se montazhi i videos ka ndryshuar kuptimin e deklaratës, duke krijuar një interpretim të pavërtetë të fjalëve të Kryeministrit.

Në sqarimin e saj, Agjencia bën me dije se Rama po i referohej një dokumenti historik të vitit 1936, konkretisht një mesazhi të koduar të një informatori italian drejtuar Ministrisë së Jashtme të Italisë.

“Një fragment i fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më 24 tetor 2022 në Jerusalem, po qarkullon i shkëputur nga konteksti origjinal, duke krijuar një interpretim tërësisht të pavërtetë të asaj që është thënë.

Në fjalimin e tij, Kryeministri po i referohej një dokumenti historik të vitit 1936, konkretisht një mesazhi të koduar të një informatori italian drejtuar Ministrisë së Jashtme të Italisë, ku thuhej: “Pa dashur të alarmoj, më duhet të them se simpatitë shqiptare për ne do të shuhen së shpejti dhe vendin tonë do ta zënë hebrenjtë””, sqaroi MIA.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, në fragmentin që po qarkullon, citimi është paraqitur në vetën e parë, pa kontekstin që tregon se bëhet fjalë për fjalët e një informatori italian dhe jo për një deklaratë të vetë kryeministrit Edi Rama.

“Në fragmentin e manipuluar, deklarata është paraqitur në vetën e parë dhe jo si një citim i një informatori italian drejtuar Ministrisë së Jashtme të Italisë, duke ndryshuar rrënjësisht kuptimin e fjalisë dhe duke krijuar përshtypjen e rreme se Kryeministri po fliste për zhdukjen e shqiptarëve”, thekson MIA.

MIA sqaroi se “kjo nuk është një deklaratë apo qëndrim i Kryeministrit Edi Rama, por një citim nga një dokument historik, i cili është deformuar përmes montazhit dhe shkëputjes nga konteksti”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…