Penalosa: Tirana, shembull për shumë bashki në Ballkan!

Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish-kryebashkiakut të Bogotas, Enrique Penalosa


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim ish kryebashkiakun e Bogotas, Enrique Penalosa, të cilit i dhuroi Çelësin e Qytetit. Penalosa është i njohur për transformimin e qytetit të Bogotas gjatë kohës që mbajti postin e kryebashkiakut dhe ndodhet në Tiranë për të promovuar librin e tij të përkthyer në shqip “Një qytet për të gjithë”.

Veliaj tha se Penalosa ka frymëzuar shumë kryetarë bashkish në botë për të transformuar qytetet në hapësira më të jetueshme për qytetarët. “Ai ka frymëzuar jo vetëm transformimin e Bogotas, por edhe një pafundësi kryetarë bashkish, punonjës të qyteteve, urbanistë, arkitektë, aktivistë, për të pasur një qytet që funksionon për njerëzit, që u jep prioritet fëmijëve, ku si ai që është me biçikletë, si ai që është me autobus, si ai që është me makinë, të ndihen të barabartë në demokracinë e rrugës. Për ne ka qenë një privilegj ta ndjekim nga larg punën e tij, por është një kënaqësi e jashtëzakonshme ta kemi sot në Tiranë për librin e tij. Në shenjë mirënjohje, respekti, falënderimi për gjithë këtë frymëzim të jashtëzakonshëm të transformimit të qyteteve, duam që t’iu nderojmë me Çelësin e Qytetit të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Nga ana e tij, Penalosa falënderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin dhe e inkurajoi atë për më shumë suksese në dhënien e shembullit të mirë të Tiranës edhe për qytetet e tjera të Ballkanit.

“Jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i lumtur që marr “Çelësin e Tiranës” nga z. Veliaj, i cili është shndërruar në një lider ndërkombëtar në bërjen e qyteteve më njerëzore dhe më të mira. Dua t’ju falenderoj edhe për promovimin e librit tim, i publikuar së fundmi në shqip. Edhe më parë e kam admiruar atë çfarë Erioni ka bërë në Tiranë. Shumë faleminderit dhe të uroj shumë e më shumë sukses në të bërin e Tiranës një shembull për kaq shumë qytete në Ballkan dhe në botë”, theksoi ai.

Peñalosa ndodhet në Tiranë për prezantimin e librit të tij “Një qytet për të gjithë”, në të cilin ai propozon se një qytet i drejtë dhe i barabartë ndërton integrimin social dhe legjitimitetin. Ky libër i cili vjen i përkthyer në gjuhën shqipe, shërben si një manual se si të arrihet një qytet i drejte, ku askush të mos ndihet inferior apo i përjashtuar.

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…