Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe autoritetet e Policisë së Shtetit nderuan sot të rënët në krye dhe për shkak të detyrës.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe autoritetet e Policisë së Shtetit nderuan sot të rënët në krye dhe për shkak të detyrës.

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut dhe Vitit Jubilar të 80-vjetorit të Çlirimit të Vendit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit realizoi ceremoninë e nderimit të të rënëve në krye dhe për shkak të detyrës.

Në ceremoninë e organizuar në Memorialin e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit në Akademinë e Sigurisë, mori pjesë ministri i Brendshëm, . Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut dhe përfaqësues të misioneve të huaja policore në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, drejtuesi i ICITAP (SHBA), Richard Deasy dhe familjarë të dëshmorëve bën homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë Memorialit, ku janë skalitur emrat e Dëshmorëve të Atdheut në radhët e Policisë së Shtetit.

Në mbyllje të ceremonisë, ministri Balla dhe Drejtues Madhor Rrumbullaku përshëndetën familjarët e dëshmorëve dhe trupat policore të rreshtuara në nderim të të rënëve. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja në Teqenë e Koshtanit: Po shpëtohet objekti dhe do të përmirësohet rruga për ta aksesuar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte personalisht ne Koshtan të Memaliajt për të parë nga afër punimet…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja në Teqenë e Koshtanit: Po shpëtohet objekti dhe do të përmirësohet rruga për ta aksesuar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte personalisht ne Koshtan të Memaliajt për të parë nga afër punimet…