Gonxhja: “La Maison de l’Albanie” – ku shpirti i Shqipërisë takohet me sharmin e Francës

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja, vizitoi “La Maison de l’Albanie” në Paris


Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja pati takime gjatë vizitës që zhvilloi në Francë si pjesë e delegacionit të Kryeministrit Rama, në shtëpinë La Maison de l’Albanie, shtëpinë e kulturës shqiptare në kryeqytetin e Francës, Paris.

Gonxhja tha se ishte i pari ministër që mbulon Kulturën, që kjo shtëpizë priti.

La Maison de l’Albanie shërben si qendër për shqiptarët që banojnë në Francë, duke nxitur lidhjet dhe duke promovuar identitetin tonë të përbashkët kulturor, historinë dhe traditat e pasura të Shqipërisë.

Një ambient në dukje i vogël, por një vatër e vërtetë atdhetarie, ku janë zhvilluar mbi 200 aktivitete e ngjarje kulturore në 12 vite veprimtari, që nga çelja.

Gonxhja falënderoi në veçanti Luan Ramën dhe Anila Hyka Smorgrav, që flasin kaq bukur për misionin vullnetar të qendrës dhe diasporën tonë në Francë, sikurse falënderoi Zamir Matin dhe Gjergj Themelin për dedikimin e tyre të palodhur që ilustrohet në muret e tejmbushura me posterat e iniciativave ndër vite, si dhe për idetë dhe projektet e reja, gjithëpërfshirëse, që synohen, që premtojnë të lartësojnë diversitetin e kulturës shqiptare në Francë.

“Traditat dhe kultura jonë shumëdimensionale, janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë”, u shpreh Gonxhja.

“Si MEKI – Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të kemi një vëmendje të shtuar ndaj këtyre qendrave, për një përkrahje të plotë nëpërmjet strukturave tona diplomatike dhe ato kulturore, për të sjellë kudo një pjesë Shqipërie nëpërmjet mbështetjes për aktiviteteve të ndryshme kulturore, por edhe për të lidhur diasporat tona jashtë me Atdheun, në çdo aspekt e kontribut. Rëndësia e mbajtjes gjallë të zemrës e të shpirtit shqiptar, kudo ku ndodhemi nëpër botë, është strategjike për shtetin dhe kombin tonë”, garantoi Gonxhja.

“La Maison de l’Albanie – ku shpirti i Shqipërisë takohet me sharmin e Francës, në epiqendër të qytetërimit Evropian, ku çdo ditë e më shumë rritet edhe interesi i grupeve të moshave të reja, dhe ku së bashku me Kosovën duhet ta shndërrojmë në Shtëpinë e gjithë Shqiptarëve”, përfundoi Gonxhja.

La Maison de l’Albanie

🙏❤️ Pata kënaqësinë të vizitoj La Maison de l’Albanie, shtëpinë e kulturës shqiptare në kryeqytetin e Francës, Paris, dhe të jem i pari Ministër🇦🇱 që mbulon Kulturën, që kjo shtëpizë priti!

La Maison de l’Albanie shërben si qendër për shqiptarët që banojnë në Francë, duke nxitur lidhjet dhe duke promovuar identitetin tonë të përbashkët kulturor, historinë dhe traditat e pasura të Shqipërisë. Një ambient në dukje i vogël, por një vatër e vërtetë atdhetarie, ku janë zhvilluar mbi 200 aktivitete e ngjarje kulturore në 12 vite veprimtari, që nga çelja! 😍

Falenderoj në veçanti Z. Luan Rama dhe Znj. Anila Hyka Smorgrav, që flasin kaq bukur për misionin vullnetar të qendrës dhe diasporën tonë në Francë, sikurse falenderoj Z. Zamir Mati dhe Z. Gjergj Themeli për dedikimin e tyre të palodhur që ilustrohej në muret e tejmbushura me posterat e iniciativave ndër vite, si dhe për idetë dhe projektet e reja, gjithëpërfshirëse, që synohen, që premtojnë të lartësojnë diversitetin e kulturës shqiptare në Francë! 😇🇫🇷

📖🪕🎨 Traditat dhe kultura jonë shumëdimensionale, janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë! ❤️🇦🇱

🔴⚫️ Si MEKI – Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të kemi një vëmendje të shtuar ndaj këtyre qendrave, për një përkrahje të plotë nëpërmjet strukturave tona diplomatike dhe ato kulturore, për të sjellë kudo një pjesë Shqipërie nëpërmjet mbështetjes për aktiviteteve të ndryshme kulturore, por edhe për të lidhur diasporat tona jashtë me Atdheun, në çdo aspekt e kontribut. Rëndësia e mbajtjes gjallë të zemrës e të shpirtit shqiptar, kudo ku ndodhemi nëpër botë, është strategjike për shtetin dhe kombin tonë! 🙏🤝👐👊

La Maison de l’Albanie – ku shpirti i Shqipërisë takohet me sharmin e Francës, në epiqendër të qytetërimit Evropian, ku çdo ditë e më shumë rritet edhe interesi i grupeve të moshave të reja, dhe ku sëbashku me Kosovën duhet t’a shndrrojmë në Shtëpinë e gjithë Shqiptarëve! 🇪🇺🥰🇦🇱🫶🇽🇰🦅

#AlbanianCulture #MEKI #Diaspora #LaMaisonDeLAlbanie #Paris #Miqësi #CulturalHeritage #KulturëEdukim #FranceAlbaniaRelations #Atdhetari
#EkonomiaKulturaInovacioni #QendraKulturore #AlbaniainFrance

Posted by Blendi Gonxhja on Sunday, April 14, 2024

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.