Kreu i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin


Nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Me këtë rast, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen: Gëzuar Fitër Bajramin!

Urimi i plotë

“Të dashur motra dhe vëllezër!

Ashtu si çdo gjë që ka një fillim dhe një fund, përveç Zotit, i Cili është i pafillim e i pafund, sakrificës tonë shpirtërore dhe fizike të këtij muaji të begatë i erdhi fundi.

Për një muaj kemi agjëruar me besimin dhe shpresën e fitimit të kënaqësisë së Zotit.

Zoti i gjithësisë qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar, të cilin po e përcjellim sot.

Nesër kemi festë, kemi Fitër Bajram!

Fitër Bajrami është festa e përmbylljes me sukses, me lejen e Zotit, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore.

Bajrami është lumturia që ne ndiejmë me plotësimin e agjërimit të Ramazanit si dhe falenderimi ndaj Zotit për mirësitë që na ka begatuar.

Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke qenë i bindur në shpërblimin e Zotit, atij i falen të gjitha gjynahet e kaluara.”

E lusim Zotin të na ketë falur të gjitha mëkatet, ashtu siç Ai na ka premtuar.

E lusim Zotin për të sëmurët, që t’u jap shëndet.

E lusim Zotin për rininë tonë, që ta udhëzojë atë.

E lusim Zotin për prindërit, të moshuarit e çdo njeri në nevojë, që t’ia largojë brengat dhe vuajtjet.

E lusim Zotin që vendi ynë, Shqipëria, të bëhet një vend më i mirë, më i begatë e më shpresëdhënës për shqiptarët.

E lusim Zotin që luftërat që po marrin jetë civilësh e fëmijësh në Gaza, Ukrainë e kudo, të marrin fund sa më parë.

Motra dhe vëllezër, ngrohtësia e Bajramit le të sjellë lumturi dhe të mbushë jetën tuaj me gëzim dhe hare.

Zoti i Madhëruar ju bekoftë sot, nesër dhe gjithmonë.

Paçi një Bajram të begatë!

Gëzuar!”

Më herët Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 10 prill 2024, ora 06:55.

Programi i plotë i Fitër Bajramit:

06:25 – Hapja e programit

06:30 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

06:35 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:45 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli

06:55 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

07:00 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.