Monografia e piktorit Fatbardh Marku, një trilogji e bukur arti!

Fatbardh Marku prezantoi në Panairin e 26-të të Librit albumin e tij me vizatime dhe grafika 1972-2022 .


Piktori Fatbardh Marku ka promovuar këtë të shtunë monografinë e tij më të fundit me një sërë krijimtarish ndër vite dhe me studim të mirëfilltë të Ph. D. Oltsen Gripshi, mbështetur nga Ministria Kultures, botuar nga Shtëpia Botuese Jozef. Oltsen Gripshi për më tepër, studimin e veprave të piktorit Marku, e quan një vademucum jetësor.

Nga Ph. D. Oltsen Gripshi

Kjo monografi e piktorit Fatbardh Marku është një vademucum jetësor, një udhëtim në kohë dhe me kohën, pasi në brendësi të tij gjendet e shtrirë e gjithë krijimtaria e piktorit kushtuar grafikës artistike dhe vizatimit si arkitektura e pikturës. Një rrugëtim i gjatë, i cili nis në vitin e largët 1972 e deri në ditët tona.

Monografia në vetvete nuk është thjesht dhe vetëm përmbledhja në një copus unicum të të gjithë krijimtarisë së tij, por një evidentim për ta vendosur e ndriçuar veprën e piktorit nën lentën kodifikuese të estetikës të së tashmes, pjesë përbërëse të historisë së artit pamor shqiptar dhe të analizës kritike.

Në brendësi të kësaj monografie lexuesi do të zbuloj magjinë se si piktori e filtron realitetin fizik nëpërmjet optikës së bardhezisë, një prej tre përmasave të trilogjisë që formësojnë individualitetin e piktorit Fatbardh Marku të cilat janë: grafika artistike, skenografia dhe vitrazhi.

Piktori elbasanas paraqitet i plotë dhe me një larmi të jashtëzakonshme veprash artistike.

Duke përfshirë të gjitha zhanret që ai ka trajtuar, nga portreti e vetëportreti, tek peizazhi, kompozimet figurale, nudot dhe natyrat e qeta.

Gjithkush, jo vetëm do të njohë krijimtarinë e tij kushtuar grafikës artistike dhe vizatimit, por mbi të gjitha falë një analize teorike shteruese do të mund të depërtoj përtej të perceptueshme, asaj që shikon, duke prekur metafizikën, atë, që ndodhet pas imazhit. Një krijimtari që rrok misterin, duke kllapitur ndjenjën dhe emocionin e padukshëm, por që piktori ka ditur me mjeshtëri t’i përjetësoj ato mbi letër.

Në këtë këndvështrim kjo monografi nuk mbetet thjesht brenda “kornizës së dëshirës” së piktorit për të dokumentuar veprën e tij sesa një studim i mirëfilltë shkencor drejtuar profesionistëve të fushës, studentëve të artit pamor dhe grafikës artistike, koleksionistëve dhe lexuesit të gjerë.

Kjo, falë një galerie të pasur imazhesh dhe teknikash të përdorura për realizimin e këtyre grafikave dhe vizatimeve të cilat shpërfaqin një qasje krejtësisht të veçantë sipas syrit dhe ndjeshmërisë së piktorit Fatbardh Marku. Një qasje, ku loja e kontrasteve bardhezi ka bërë që e vërteta fizike plot gjallëri e ngjyra të shndërrohet në një të vërtetë tjetër, atë, të një poezie njëngjyrëshe mbuluar nga ngjyrat e shpirtit.

Të zbërthesh ngjyrën nuk është aspak e lehtë, por t’i japësh ngjyra bardhezisë është shpirtërore.
Ndaj kjo monografi është përjetimi i emocioneve, duke ecur shtigjeve nga një peizazh në tjetrin, të dialoguarit virtualisht sa me njërin personazh të kulturës shqiptare e sa me tjetrin, aq sa edhe koha duket sikur ndalet nëpër labirintet bardhezi të këtij piktori, që krijimtarinë e tij e ka zhvilluar në kapërcyell të dy sistemeve para dhe pas viteve ’90.

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.