Soreca i dorëzon Nikollës progresraportin 2023: U përmbushën detyrat e procesit screening

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca, i dorëzoi sot kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla raportin e Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.


I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca, i dorëzoi sot kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla raportin e Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.

Soreca u shpreh se, ky është një raport shumë i mirë për arritjet dhe sfidat. “Të gjithë duhet të jemi krenarë për punën e dymbëdhjetë muajve të fundit dhe që Shqipëria i përmbushi me sukses detyrat e procesit screening”, tha ai.

“Ka vërtet probleme e vështirësi, por ato janë të kapërcyeshme. Të gjithë duhet të punojmë që ky momentum të mos humbasë dhe integrimi evropian të mbahet në krye të agjendës kombëtare. Integrimi është përmbi interesat politike e partiake dhe mbështetja popullore, më e madhe se në çdo vend të rajonit, është një frymëzim dhe një detyrim për të gjithë”, tha Soreca.

“Avancimi i reformave, sidomos reformës në drejtësi, po jep rezultate të dukshme dhe po kontribuon në rritjen e shpejtësisë së integrimit evropian”, theksoi ai.

Nikolla falënderoi Soreca-n për progresraportin dhe vlerësimet dhe nënvizoi se, Kuvendi dhe institucionet e Shqipërisë do të analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet e raportit.

“Kuvendin, Komisionin për Çështjet Evropiane dhe Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian i pret një punë e madhe dhe detyra konkrete. Do të fillojmë menjëherë nga puna për hartimin e Planit të Veprimit, me masa e detyra konkrete, me afate të përcaktuara, për të adresuar rekomandimet. Do të monitorojmë me kujdes zbatimin e rekomandimeve të Raportit, në seanca dëgjimore me institucionet dhe shoqërinë civile. Kuvendi do të vijojë të monitorojë Qeverinë dhe institucionet e pavarura në adresimin e rekomandimeve të Raportit”, u shpreh Nikolla.

(Marrë nga ATSH(

Lexo më shumë nga

Nis ndërtimi i IEVP të ri në Kukës, Gogu: Reforma në drejtësi vazhdon edhe në sistemin penitenciar

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve për Institucionin e ri të Ekzekutimit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nis ndërtimi i IEVP të ri në Kukës, Gogu: Reforma në drejtësi vazhdon edhe në sistemin penitenciar

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve për Institucionin e ri të Ekzekutimit…