Ndikimi i fjalës së mençur

Kjo fushatë ndërgjegjësimi në Shqipëri zbatohet nga zyrat lokale të UNFPA Albania dhe UNDP Albania.


Fjala e mençur ka aftësinë t’i ndikojë të tjerët pozitivisht dhe të përmirësojë marrëdhëniet midis njerëzve. Diversiteti politik është vlerë në shoqërinë tonë demokratike.

Ai i ushqen të rinjtë me tolerancë ndaj opinioneve dhe besimeve të ndryshme politike.

Ky diversitet ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive midis të rinjve me opinione të ndryshme politike, në ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit reciprok mes tyre.

Përdorimi me kujdes i fjalëve nga të rinjtë e përfshirë në politikë është process edukimi për masën e gjerë të bashkëmoshatarëve të tyre.

Duke u kujdesur të përdorin fjalët me mençuri, ata bëhen modeli pozitiv dhe frymëzues i një të ardhmeje më të mirë, pa tensione dhe pa gjuhë urrejtjeje për shkak të besimit politik.

Le të kujtojmë se secili prej nesh është unik dhe ka vlerat e tij personale me të cilat ndikon edhe tek të tjerët.

 

Le të zgjedhim të bëhemi modeli pozitiv. Përgjegjshmëria personale për fjalët që përdorim, le të kthehet në një proces të rëndësishëm transformimi drejt një shoqërie më tolerante dhe më gjithëpërfshirëse.

Kjo fushatë ndërgjegjësimi organizohet në kuadër të iniciativës rajonale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim”, e financuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Paqen – @unpeacebuilding .

Në Shqipëri, projekti zbatohet nga zyrat lokale të UNFPA Albania dhe UNDP Albania.

Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.