BE mbështet gratë në sipërmarrje

EXPO Virtuale Rajonale 2023 do të zhvillohet në nëntor 2023 dhe do të jetë e hapur për të gjitha gratë sipërmarrëse të interesuara.


Tetë vjet më parë, kur Ejona Zaimaj nisi përpjekjen e guximshme për të krijuar “Amalthia Farm”, një fermë dhish, vizioni i saj u ndesh me skepticizëm nga të gjitha anët.

Megjithatë, sot ajo është një sipërmarrëse e suksesshme blegtorale dhe bujqësore, me një tufë të lulëzuar prej rreth 350 dhish nën kujdesin e saj dhe një biznes në zgjerim të bletëve.

Ajo po kërkon në mënyrë aktive mundësi për të zgjeruar fushën e saj të punës dhe këtë vit ajo ishte një nga 23 gratë që morën pjesë në iniciativën e UN Women EXPO Capital Quest, mbështetur nga BE.

Së bashku me gra të tjera sipërmarrëse nga e gjithë Evropa dhe Azia Qendrore, ajo mori pjesë në kampe trajnimi për të përmirësuar aftësitë e saj të biznesit dhe mori mentorim të përshtatur nga ekspertë të njohur të investimeve.

Programi i mbështetur nga BE, synon të forcojë rolin e gruas në sipërmarrje përmes ndërveprimeve mes tyre, me qëllim zgjerimin e biznesit dhe bashkëpunimit mes tyre.

Kështu “Expo 2023” mbledh bashkë gra sipërmarrëse dhe partnere biznesi nga Evropa dhe Azia Qendrore, bazuar në vlerat thelbësore të përfshirjes, diversitetit dhe të mos lënit askënd pas. Expo përfshin një sërë aktivitetesh për ngritjen dhe rrjetëzimin e bizneseve vendore dhe ndërrajonale, si dhe seminare për ngritjen e kapaciteteve që u japin mundësi bizneseve, investitorëve/eve dhe grave sipërmarrëse të rajonit të rrjetëzohen dhe të mësojnë nga palët e tjera.

Expo 2023 do të kulmojë me një event virtual live me mundësi shkëmbimi dhe rrjetëzimi me investitorë/e.
Për t’u kualifikuar për të gjitha fazat e Expo-s, gratë sipërmarrëse ose që përfaqësojnë një biznes në pronësi të grave, duhet të kenë një produkt minimal të mjaftueshëm për t’u përdorur nga klientët; në fazë shitjesh ose të jeni në fazën e rritjes (që gjenerojnë të ardhura).

EXPO Virtuale Rajonale 2023 do të zhvillohet në nëntor 2023 dhe do të jetë e hapur për të gjitha gratë sipërmarrëse të interesuara. Gratë e përzgjedhura do të ftohen të marrin pjesë në Bootcamp/Trajnime dhe Eventet Satelit, të cilat ndryshojnë nga shteti në shtet.

Rama: Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit cilësohet si një nga.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit cilësohet si një nga.