Njohja e pensioneve Shqipëri-Itali, Bucci takon protestuesit: Do të zgjidhet shumë shpejt

Protestuesit janë takuar me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci


Pensionistët shqiptarë që jetojnë në Itali kanë protestuar sot përpara ambasadës italiane në Tiranë për ngadalësimin e procedurave për njohjen e pensioneve. Ata kanë kërkuar njohjen e ndërsjelltë të pensioneve mes dy vendeve.

Protestuesit janë takuar edhe me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, i cili u ka garantuar pensionistëve se gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.

Ai është shprehur se, qeveria e Italisë ka vullnetin e plotë për të arritur këtë marrëveshje.

“Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptare. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurën. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim”, iu drejtua ambasadori protestuesve.

Ndërsa protestuesit u shprehën se jetojnë në kushte të vështira.

“Jetojmë me 15000 lekë dhe jetojmë në kushte të vështira. Kam 32 vite në Itali dhe aty kam vënë re humanizëm për këdo. Pyetje që i bëj vetes është Meloni çfarë është? Mjafton një firmë edhe mbaroi”, tha një pensionist.

“Kam 30 vjet që punoj në Itali dhe kam dhënë kontribut të rëndësishëm në atë vend. Më takon, duhet të hipi shkallët për të nxjerrë bukën e gojës. Unë dua të me hedhin kontributet shqiptare dhe italiane, dua dinjitetin dhe djersën time”, u shpreh një tjetër protestues.

“Duam djersën, mundin. Të jeni të bindur se do e çojmë zërin tonë para parlamentit italian. Kam të drejtë të votoj në Itali po s’kam në Shqipëri? Po është turp more! Duam djersën, jemi këtu vetëm për pensionet”, u shpreh një protestues tjetër. /ATSH

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për…