Veliaj: Fitojmë në gjithë Tiranën!

Kandidati socialist për Bashkine e Tiranës u takua me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3


Kandidati socialist për Tiranën Erion Veliaj u takua me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3, nga ku u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste në 14 Maj. Veliaj shprehu bindjen se PS do të fitojë në të 27 Njësitë e Tiranës, por edhe në 4 bashkitë e tjera të Qarkut.

“Në 14 maj do të fitojmë bindshëm në të gjithë qarkun. Do të fitojmë në Rrogozhinë, do të fitojmë në Vorë, do të fitojmë në Kavajë, do të fitojmë në Kamzë, por posaçërisht do të fitojmë në të 27 Njësitë e Tiranës sonë. Kudo ku kalon, shikojmë punë. Ne nuk do e bënim dot këtë tubim përpara ca kohësh. Ju kujtohet, kjo hapësirë ka qenë për vite të tëra treg, ku fëmijët nuk dilnin dot jashtë për një shëtitje, të moshuarit nuk kishin një stol për t’u ulur, kurse vlera e pallateve ra sepse nuk shitej prona”-tha Veliaj.

Kreu i PS për qarkun e Tiranës ftoi demokratët që të bashkohen me ata që bëjnë vetëm punë dhe e çojnë vendin përpara.

“Sali Berisha nuk shkon dot deri në Rinas sepse ka një hall të madh. Është ‘non-grata’. Pyetja për demokratët është: Pse halli i Saliut duhet të jetë halli yt? Ilir Meta ka gjithashtu një hall të madh. Ilir Meta sot është spiun i sigurimit, fuksi lagjes.Për demokratët thirrja është: Mendo për hallet e tua. Ilir Meta me Saliun shkojnë në Gjirin e Lalzit çdo natë, nuk kanë hallet tona”- u shpreh Veliaj.

Veliaj tregoi edhe diferencën që PS ka me kundërshtarët në zgjedhjet e 14 majit.

“Sot nuk diskutohen dy parti, nuk diskutohen dy logo, nuk diskutohen dy numra, diskutohen dy ide. Një ide që do të na çojë mbrapa dhe thotë i bëjmë luftë Amerikës, t’i hapim luftë 1 milion pemëve, t’i hapim luftë artistëve, dhe ka një forcë tjetër që thotë: Jo, ne e duam Amerikën, e duam Europën, i duam pemët, e duam artin dhe kulturën dhe ne duam që Tirana jonë të ecë vetëm përpara”- tha Veliaj.

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…