Veliaj: Tirana ka tetë vite që nuk përmbytet më!

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se ishte kjo administratë e cila bëri Bulevardin e ri dhe Lumin e Tiranës.


Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se ishte kjo administratë e cila bëri Bulevardin e ri dhe Lumin e Tiranës. Ai nënvizoi se Tirana ka 8 vite që nuk përmbytet më.

“Ka disa ndërhyrje në Tiranë. Ndërhyrja e parë që ka ndodhur ka qenë me lumin dhe me bulevardin. Pjesa e “Bulevardit të Ri”, është një kredi e Bashkisë së Tiranës, me Fondin e Abu D’habit. Sot kemi “Bulevardin e Ri” dhe sot kemi gjithë pjesën e Lumit të Tiranës. Pjesa e Lumit të Tiranës ka mbaruar totalisht, 100%. Pjesa ikonike që është sheshi fundor i “Bulevardit të Ri”, është një tjetër projekt. Po flasim për një lumë i cili deri dje, për ne mund të jetë gallatë, kurse për ata që jetonin tek Njësia 4, 9, 8 dhe 11, përmbytja vinte deri tek “Siri Kodra” lumi se nuk shkarkonte”, tha Veliaj.

“Sot kemi një situatë te Lumi i Tiranës, totalisht të transformuar. Ndërkohë ka mbaruar pjesa e Unazës së Madhe dhe ju kujtohet lufta e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë tek pjesa e Astirit. Ndërkohë ajo që shikoni, për lehtësi, këtu shikoni sesi ka mbaruar zgjatimi i Lanës, pra shtylla kurrizore e qytetit është dyfishuar”, vijoi ai.

“Një qytet i cili mbaronte te Brryli dhe te Pallati me shigjeta, këtu sapo kemi marrë financimin që zgjatimi i Lanës të shkojë deri në Kashar. Ky ishte projekti që Ilir Meta, që sot është një nga përfaqësuesit e koalicionit e bllokoi. Po ju flas për presidentin që refuzonte të miratonte kredinë, sepse që të marrësh një kredi nga BERZH-i, të duhet plotfuqishmëria dhe sot njerëzit që kanë bllokuar sistematikisht Tiranën tek ky Astiri që sot është hapur, te kjo Lana, sot janë alternativa”, deklaroi Veliaj. /ATSH

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…