Shqiptarja Mira Murati, “truri” i ChatGPT

Revista “Global Woman” ka shkruar një artikull për Muratin, si një grua e suksesshme

Mira Murati, shqiptarja që së fundmi është një emër që po “korr” sukses në botën e Inteligjencës Artificial (Al), pasi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fushë.

Revista “Global Woman”, një platformë mediatike që nxjerr në pah historitë e suksesit të grave në mbarë botën, ka shkruar një artikull për Muratin, si një grua e suksesshme.

Murati cilësohet si “truri” i zhvillimit të ChatGPT, një model i gjuhës së AI që ka bërë të mundur të ketë një audiencë më të gjerë duke revolucionarizuar mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. GhatGPT lejon të gjenerojë përgjigje të ngjashme me njeriun ndaj përdoruesit duke patur aftësinë për t’u përfshirë në biseda të natyrshme, të ngjashme me njerëzit. Kjo metodë është përdorur në një sërë aplikacionesh duke përfshirë chatbot për shërbimin ndaj klientit, shërbimet e përkthimit të gjuhës dhe madje edhe seancat e terapisë virtuale.

Ky model u zhvillua nga Murati dhe ekipi i saj në OpenAI. Saktësisht Mira Murati është Shefja e Teknologjisë në OpenAl, një nga institutet kryesore kërkimore në botë për sa i përket kësaj fushe.

Me talentin dhe mendimin e saj inovativ, Murati me siguri do të vazhdojë të japë kontribute të rëndësishme në fushën e AI në vitet në vijim, shkruan GlobalWomen.

Jeta e hershme dhe edukimi

Murati ka lindur në vitin 1986 në Shqipëri dhe është rritur në një qytet të vogël të Shqipërisë dhe ka qenë gjithmonë e magjepsur nga shkenca dhe teknologjia. Ajo vazhdoi studimet për informatikë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Pas përfundimit të studimeve universitare, ajo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur një diplomë Master në Shkenca Kompjuterike në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT).

Pas përfundimit të masterit, Murati filloi të punojë në fushën e AI. Ajo iu bashkua OpenAI në vitin 2016 dhe shpejt bëri emër si një inxhiniere e talentuar dhe novatore. Në vitin 2019, ajo u emërua si CTO e OpenAI, post që e mban edhe sot. Murati është përgjegjëse për mbikëqyrjen e kërkimit dhe zhvillimit të teknologjisë së AI në institut.

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kurrën e kurrës Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kurrën e kurrës Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar…