Në vend të kartolinës për Tiranën time!

Kemi ëndërruar bashkë në mbrëmjet e freskëta të rrugicave. I jemi gëzuar bashkë mimozave te Liqeni Artificial!

Nga Mirela Kumbaro,
Ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Në vend të kartolinës për Tiranën time❤️

?Unë kam lindur në Tiranë dhe kam jetuar bashkë me Kryeqytetin gjysmëshekullin e tij të dytë.

??Kemi qenë bashkë për mbi 55 vjet, në të mirë e në të keq.

??Kemi udhëtuar bashkë çdo ditë në autobusin e 21-ishit deri te shkolla Kosova.

??Kemi ëndërruar bashkë në mbrëmjet e freskëta të rrugicave me pemë të Tiranës së re. Kemi dëgjuar fshehtas nëpër parqe muzikën e ndaluar. I jemi gëzuar bashkë mimozave të Liqenit Artificial që shoqëronin çdo vit ditëlindjen time.

??Kemi vuajtur bashkë jo vetëm shtypjen por edhe paranojën e regjimit më të egër. Por nuk i kemi lënë kusur xhiros mbrëmësore të bulevardit dhe as kacavirrjes nëpër trenat e tu që na shpinin drejt plazhit të Durrësit si një zgjatim i krahut tënd drejt detit.

??Në sheshin tënd qendror rrëzuam bashkë diktatorin dhe morëm përsipër të bëjmë realitet ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa.

??Vazhdojmë besnikërisht bashkë si një çift i pandarë. Nuk e tradhëtuam kurrë njëri tjetrën aq sa të besova rritjen e fëmijëve të mi ndërsa ti më dhe kurajon e angazhimit publik.

❗️Dhe sot dua të të them FALEMINDERIT Tirana??, jo se të zgjodha, jo se më zgjodhe, por sepse ti u hape derën dhe zemrën prindërve të mi gjirokastritë. Ata të zgjodhën ty për të më lindur dhe rritur mua.

??Ti me butësinë tënde ulur këmbëkryq prej tradite, me qetësinë tënde prej fushe të gatshme për të pritur Qytetin, me buzëqeshjen tënde prej njerëzish bablokë, me etjen tënde për t’u rritur e për t’u pasuruar me kultura e prurje nga e gjithë Shqipëria, me historinë e së shkuarës tënde dhe padurimin e së ardhmes tonë të përbashkët që po e ndërtojmë bashkë për të gjithë shqiptarët e gjeneratës tjetër – ti Tirana ime, i birësove prindërit e mi dhe ata më edukuan mua me dashurinë për ty, vendlindja ime!
Të ma gezosh 1️⃣0️⃣3️⃣ vjetorin Tirana ime❤️

Mbase shekulli i parë ishte më i vështiri por edhe më i guximshmi!

??Shekujt që vijnë t’i uroj të begatë si mendjet e shqiptarëve që të gjallojnë, të dashur si çiftet e reja që ta shtojnë energjinë, të fortë si projektet e së ardhmes që po ndërtojmë dhe europianë si ëndrra jonë që nisëm bashkë 33 vjet më parë!

Në vend të kartolinës për Tiranën time❤️
?Unë kam lindur në Tiranë dhe kam jetuar bashkë me Kryeqytetin gjysmëshekullin…

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Saturday, February 11, 2023

Pezullimi i Ballukut, shtyhet për datën 12 dhjetor shqyrtimi i kërkesës së qeverisë

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se shqyrtimi paraprak i kërkesës së Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pezullimi i Ballukut, shtyhet për datën 12 dhjetor shqyrtimi i kërkesës së qeverisë

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se shqyrtimi paraprak i kërkesës së Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre…