Sejko: 75% e eksporteve shqiptare drejtohen drejt BE-së, partneri kryesor i investimeve

Lidhjet ekonomike dhe financiare me Bashkimin Evropian kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë shqiptare, ndërsa afro 75% e eksporteve të mallrave të Shqipërisë drejtohen drejt tregjeve të BE-së.


Lidhjet ekonomike dhe financiare me Bashkimin Evropian kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë shqiptare, ndërsa afro 75% e eksporteve të mallrave të Shqipërisë drejtohen drejt tregjeve të BE-së.

Këtë vlerësim ndau guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një seminar të Këshillit të Përgjithshëm të Bankës Qendrore Evropiane, zhvilluar në Frankfurt.

Në këtë aktivitet, ku morën pjesë guvernatorë të bankave qendrore të vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe atyre potencialisht kandidate, diskutimet u përqendruan te ndërvarësia ekonomike dhe financiare me Bashkimin Evropian dhe zonën e euros, si dhe te përhapja e goditjeve ekonomike mes vendeve.

Gjatë prezantimit të përvojës shqiptare, Sejko theksoi se integrimi i ekonomisë me tregjet evropiane ka mbështetur rritjen ekonomike, punësimin dhe përafrimin me ekonomitë e BE-së. Ai nënvizoi se Bashkimi Evropian mbetet burimi kryesor i investimeve të huaja direkte në Shqipëri, ndërsa grupet bankare evropiane kanë një prani të konsiderueshme në sistemin financiar vendas.

Guvernatori u ndal edhe te mënyra se si ekonomia shqiptare ka përballuar goditjet e jashtme, duke veçuar rolin e prodhimit vendas të energjisë elektrike nga hidrocentralet dhe forcimin e lekut.

Sipas tij, mbështetja te hidroenergjia ka ndihmuar në zbutjen e ndikimit të krizave të fundit energjetike, ndërsa forcimi i monedhës vendase ka kufizuar përcjelljen e inflacionit të importuar në çmimet e brendshme.

Në këtë drejtim, Sejko vuri në dukje rëndësinë e kuadrit të shënjestrimit të inflacionit dhe të regjimit të kursit të lirë të këmbimit, të cilat i japin Bankës së Shqipërisë mundësinë të përshtatë politikën monetare sipas kushteve të ekonomisë vendase, duke ruajtur stabilitetin e çmimeve.

Në seminar u diskutuan gjithashtu sfidat që burojnë nga luhatjet e çmimeve të energjisë, pasiguritë gjeopolitike dhe zhvillimet e inteligjencës artificiale, si faktorë që ndikojnë në ekonomitë dhe sistemet financiare.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe pavarësisë së bankave qendrore. Pjesëmarrësit theksuan se pavarësia institucionale është thelbësore për marrjen e vendimeve në përputhje me mandatin e tyre dhe mbi bazën e analizave ekonomike, në funksion të stabilitetit makroekonomik.

Burimi ATSH

Sejko: 75% e eksporteve shqiptare drejtohen drejt BE-së, partneri kryesor i investimeve

Lidhjet ekonomike dhe financiare me Bashkimin Evropian kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë shqiptare, ndërsa afro…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sejko: 75% e eksporteve shqiptare drejtohen drejt BE-së, partneri kryesor i investimeve

Lidhjet ekonomike dhe financiare me Bashkimin Evropian kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë shqiptare, ndërsa afro…