
Malaj: FMN vlerësoi se ekonomia shqiptare ka arritur ta mbajë nën kontroll inflacionin
Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se misioni i FMN-së vlerësoi se ekonomia shqiptare ka arritur ta mbajë nën kontroll inflacionin.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi vlerësimin periodik të Shqipërisë për vitin 2026, ku vlerësoi rritjen ekonomike, uljen e borxhit publik dhe forcimin e aftësisë së Shqipërisë për të përballuar goditjet e jashtme.
Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se misioni i FMN-së vlerësoi se ekonomia shqiptare ka arritur ta mbajë nën kontroll inflacionin.
Lidhur me ecurinë e treguesve makroekonomik dhe fiskal, Malaj bëri të ditur se ekipi i FMN-së vlerësoi rritjen e fortë ekonomike të Shqipërisë, borxhin publik në ulje si dhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për të mbajtur nën kontroll inflacionin.
“Të tre këto elementë i mundësojnë ekonomisë shqiptare që të jetë më e përgatitur për t’u përballur me goditje që mund të vijnë nga jashtë”, theksoi Malaj.
Malaj siguroi se Ministria e Financave do të vijojë me këtë rrugë duke ndjekur politika fiskale të kujdesshme, duke bërë një rishpërndarje më të drejtë të shpenzimeve buxhetore si dhe duke ndjekur reformat të cilat e çojnë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian.
“Ekonomi e qëndrueshme dhe më e fortë përballë goditjeve të jashtme”, theksoi Malaj.


















