Bergner: Transparenca dhe llogaridhënia, thelbësore për besimin e qytetarëve dhe integrimin në BE

Instituti Shqiptar i Shkencave prezantoi projektin “Qendra e Monitorimit Dixhital dhe Transparencës për Prokurimin Publik”, nismë që mbështetet nga Ambasada Gjermane në Tiranë dhe synon forcimin e transparencës në proceset e prokurimit publik.

Gjatë prezantimit të projektit, në një diskutim me përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit shqiptar, si dhe ekspertë të fushës ligjore dhe ekonomike, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, vuri në dukje rëndësinë e konkurrencës dhe transparencës në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Transparenca dhe llogaridhënia janë parakushte për besimin e qytetarëve në menaxhimin e të ardhurave nga taksat përmes qeverisë shqiptare”, theksoi Bergner.

Projekti synon të kontribuojë në monitorimin dixhital të prokurimit publik dhe rritjen e transparencës e llogaridhënies në përdorimin e fondeve publike. Ambasada Gjermane e bëri të ditur nismën përmes një postimi, duke nënvizuar rëndësinë e saj në kuadër të përpjekjeve për përafrimin e standardeve shqiptare me ato europiane.

Burimi ATSH

Bergner: Transparenca dhe llogaridhënia, thelbësore për besimin e qytetarëve dhe integrimin në BE

Instituti Shqiptar i Shkencave prezantoi projektin “Qendra e Monitorimit Dixhital dhe Transparencës për Prokurimin Publik”, nismë që mbështetet nga Ambasada…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia