
Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar homologen e tij nga Kosova, Justina Shiroka – Pula për marrjen e detyrës si kreu i shtetit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar homologen e tij nga Kosova, Justina Shiroka – Pula për marrjen e detyrës si shefe e shtetit.
Erdogan ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të presidentes Shiroka Pula.
“Në letrën e tij, Presidenti Erdoğan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur Presidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet në letrën e presidentit turk.
Në përfundim të letrës, presidenti Erdoğan i ka uruar presidentes Shiroka Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.
Burimi ATSH



















