Forumi i Biznesit Ballkanik, Ibrahimaj: Investitorët turq të kalojnë nga tregtia te investimet në Shqipëri

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Forumin e Biznesit Ballkanik, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), në Tiranë.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Forumin e Biznesit Ballkanik, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), në Tiranë.

Forumi bëri bashkë përfaqësues të bizneseve dhe dhomave të tregtisë nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me synim krijimin e lidhjeve të reja tregtare dhe nxitjen e investimeve në rajon.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se bashkimi i kapaciteteve dhe shfrytëzimi i avantazheve konkurruese mund t’i bëjnë vendet e rajonit më tërheqëse për investitorët dhe të krijojnë hapësira të reja për tregti.

“Ne, në Ballkanin Perëndimor, jemi ekonomi të vogla dhe vetëm duke bashkëpunuar, duke investuar bashkërisht dhe duke shfrytëzuar kapacitetet tona aty ku secili ka avantazhe konkurruese, mund të përthithim më shumë investime dhe të nxisim tregtinë”, u shpreh Ibrahimaj.

Turqia është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Në vitin 2025, ajo përbënte 7,3% të volumit të përgjithshëm tregtar të vendit. Megjithatë, shkëmbimet tregtare vijojnë të dominohen nga importet, çka, sipas ministres, tregon nevojën për të rritur praninë e produkteve shqiptare në tregun turk dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e investimeve.

Ministrja bëri të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, investimet turke në Shqipëri arritën në rreth 111 milionë euro. Ibrahimaj theksoi se ky interes duhet të shtrihet më tej, duke kaluar nga marrëdhëniet tregtare dhe kontraktuale drejt investimeve të drejtpërdrejta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.

“Ne do t’i krijojmë kushtet, por duhet që edhe biznesi të jetë më aktiv. Uroj që interesi i kompanive turke në Shqipëri të mos jetë vetëm për të kontraktuar apo për të shitur, por edhe për të investuar”, tha ministrja.

Ibrahimaj vuri në dukje se zhvillimi i tregut të përbashkët rajonal është një hap i rëndësishëm për uljen e barrierave, shkurtimin e kohës së të bërit biznes dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara integrimit në tregun e përbashkët evropian.

Në këtë drejtim, ministrja shprehu besimin se puna e komisionit të përbashkët Shqipëri – Turqi të konkretizohet brenda këtij viti me nisma dhe plane konkrete, të cilat do t’i japin shtysë më tej marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria e para në rajon për reformën e administratës publike, vijojmë me “Shkallën e Meritës”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se transformimi i administratës shqiptare është reflektuar në një sërë pasqyrash të institucioneve ndërkombëtare, ndërsa…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria e para në rajon për reformën e administratës publike, vijojmë me “Shkallën e Meritës”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se transformimi i administratës shqiptare është reflektuar në një sërë pasqyrash të institucioneve ndërkombëtare, ndërsa…