Avokati i Popullit marrëveshje bashkëpunimi me homologun malazez

Avokati i Popullit, Endrit Shabani dhe Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Malit të Zi, Siniša Bjeković, nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi.


Avokati i Popullit, Endrit Shabani dhe Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Malit të Zi, Siniša Bjeković, nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi.

Gjatë vizitës, dy delegacionet u pritën edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Marrëveshja mes dy vendeve krijon një kanal të posaçëm komunikimi dhe pika kontakti në secilin institucion. Ankesat e shtetasve dhe rezidentëve ndaj autoriteteve publike të vendit tjetër do t’i përcillen drejtpërdrejt institucionit homolog, i cili i trajton sipas kompetencave të veta.

“Qytetari që has një problem me administratën përtej kufirit shpesh nuk di ku të drejtohet. Kjo marrëveshje i jep një adresë. Për dy vende që negociojnë anëtarësimin në BE, ky është bashkëpunim praktik, jo ceremonial”, tha Shabani.

“E shohim këtë bashkëpunim si një mundësi për të forcuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane dhe për të kontribuar, përmes mandateve tona përkatëse, në avancimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, tha Bjeković.

Fushat prioritare janë të drejtat e fëmijëve, parandalimi i torturës, mosdiskriminimi, të drejtat e pakicave kombëtare, të drejtat e migrantëve e diasporës, mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat digjitale.

Delegacionet shkëmbyen përvoja mbi punën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) dhe angazhimin në rrjetet ENNHRI, GANHRI dhe IOI.

Marrëveshja pason atë trepalëshe me institucionet homologe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e bashkëpunimit rajonal të institucioneve të Ombudsmanit në Ballkanin Perëndimor. Shabani kryeson edhe Shoqatën e Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), ku Mali i Zi synon të aderojë së shpejti.

Synimi është edhe që, së bashku me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Avokatët të publikojnë një raport vjetor të përbashkët për gjendjen e të drejtave të njeriut në rajon.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zhvillimi i qëndrueshëm, Shqipëria renditet e 44-ta në botë

Shqipëria renditet e 44-ta në botë, ndër 169 vende të vlerësuara për zhvillimin e qëndrueshëm, me një rezultat prej 75,4…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zhvillimi i qëndrueshëm, Shqipëria renditet e 44-ta në botë

Shqipëria renditet e 44-ta në botë, ndër 169 vende të vlerësuara për zhvillimin e qëndrueshëm, me një rezultat prej 75,4…