
Tag: Avokati i Popullit
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner u takua me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani.
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, u angazhua të koordinojë punën për zgjidhjen e disa prej problemeve më të mprehta të lëvizshmërisë së personave me aftësi të kufizuara, duke nisur nga transporti dhe parkimi
Institucioni i Avokatit të Popullit bëri me dije se po monitoron nga afër zhvillimet e protestës së sotme, me ekipe në terren, në spital dhe në komisariate.
Avokatët e Popullit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosën sot në Prizren një memorandum bashkëpunimi për t’u garantuar qytetarëve të tre shteteve të drejtat përtej kufijve shtetërorë.
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, raportoi sot përpara Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për gjendjen e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2025.
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, u prit këtë javë në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një takim me Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës (DRL), strukturën që harton raportet vjetore amerikane mbi të drejtat e njeriut në botë.
Me rastin e 1 Qershorit, Avokati i Popullit hapi dyert për iniciativën qytetare “Nisma për fëmijët”, ku një grup prindërish, me autorizim nga KQZ, po mbledhin firma për të propozuar një ligj i cili garanton financimin e plotë nga shteti për kurimin e fëmijëve brenda ose jashtë vendit.
Avokati i Popullit, Endrit Shabani priti sot ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri (jorezidente), Elissa Golberg.
Në Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, Avokati i Popullit priti një grup të rinjsh nga pakicat rome dhe egjiptiane.
Avokati i Popullit priti në një takim zyrtar Maximiliano Ulivierin, një aktivist global dhe një nga zërat e njohur në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.









