Demo: Bashkëpunimi me Suedinë për një polici më pranë qytetarëve
Forcimi i policimit në komunitet dhe rritja e besimit mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit ishin në fokus të takimit të ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, me ambasadorin suedez në Shqipëri, Niklas Ström.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Suedinë për ndërtimin e një policie më pranë qytetarëve, që dëgjon shqetësimet e tyre dhe reagon me profesionalizëm.

Ai vuri në dukje se mbështetja suedeze për policimin në komunitet kontribuon në forcimin e marrëdhënieve të besimit mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit.
Sipas ministrit, pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi janë reagimi ndaj dhunës në familje, bashkëpunimi me shkollat dhe përfshirja e bashkive në adresimin e problematikave të sigurisë.
Demo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, duke theksuar se ajo ndihmon në ndërtimin e një shërbimi policor më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre.
Burimi ATSH