Ibrahimaj: Brenda vjeshtës nis përdorimi i inteligjencës artificiale në prokurimet publike

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se brenda vjeshtës pritet fillimi i përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike, gjë që do të garantojë më tepër transparencë në këtë proces.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se brenda vjeshtës pritet fillimi i përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike, gjë që do të garantojë më tepër transparencë në këtë proces.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj bëri të ditur se në takimin e Këshillit të Ministrave u diskutua gjerësisht për prokurimet publike dhe për nevojën për të pasur një sistem më të qendërzuar dhe më transparent të prokurimeve publike.

“Ne shpesh herë gjatë vitit kemi diskutuar për sistemin e ri të inteligjencës artificiale i cili do të përfshihet në prokurimet publike. Jemi në fazat e fundit të finalizimit të detajeve dhe duke qenë se presim që shumë shpejt, brenda vjeshtës së këtij viti, të fillojmë me procedurat e përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike donim të rishikonim mënyrën se si ato bëhen në mënyrë që ato të jenë më transparente dhe më të prekshme për qytetarin”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas saj, edhe në “Pasqyrë Albania” do të ketë një informacion të detajuar mbi prokurimet publike, ku qytetarët jo vetëm do të kenë akses mbi prokurimet që kryen dhe përfundimin e tyre, por do të kenë akses edhe mbi zbatimin e kontratave të prokurimeve.

“Ndaj dhe kemi diskutuar sot dhe është prezantuar një model në të cilin jo vetëm Operatori i Blerjeve të Përqendruara do të marrë më shumë peshë në kryerjen e proceseve të prokurimeve publike, por edhe do të sinkronizohen të gjitha sistemet e Ministrisë së Financave, të Agjencisë së Prokurimit Publik, por edhe të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe të zbatimit të kontratave”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se në çdo moment fondet publike do të jenë të gjurmueshme, të kontrollueshme dhe transparente për të gjithë ata që do të jenë të interesuar.

Marrë nga ATSH

Bashkëpunim për inovacionin me Italinë, Shqipëria synohet si “hub” për startup-et në Ballkan

Forcimi i bashkëpunimit mes ekosistemeve të inovacionit të Italisë dhe Shqipërisë ishte në fokus të konferencës “Bashkëpunimi Itali–Shqipëri për Inovacionin”,…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunim për inovacionin me Italinë, Shqipëria synohet si “hub” për startup-et në Ballkan

Forcimi i bashkëpunimit mes ekosistemeve të inovacionit të Italisë dhe Shqipërisë ishte në fokus të konferencës “Bashkëpunimi Itali–Shqipëri për Inovacionin”,…