Media franceze: Lamtumirë Greqisë dhe Italisë, Shqipëria është kthyer në fiksimin e ri të turistëve

Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet turistike më të përfolura në Evropë, ndërsa gjithnjë e më shumë francezë po e zgjedhin vendin për pushimet e tyre, sipas një artikulli të botuar në median digjitale franceze “Peaches.fr”


Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet turistike më të përfolura në Evropë, ndërsa gjithnjë e më shumë francezë po e zgjedhin vendin për pushimet e tyre, sipas një artikulli të botuar në median digjitale franceze “Peaches.fr”.

E cilësuar si “Maldivet e Evropës”, Shqipëria priti 11,9 milionë turistë gjatë vitit 2025, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara.

Numri i vizitorëve u rrit me 3,3% krahasuar me vitin 2024 dhe me 93,6% krahasuar me vitin 2019.

Ky zhvillim e ka vendosur Shqipërinë në vëmendjen e turistëve evropianë, pas një periudhe të gjatë izolimi nga pjesa tjetër e kontinentit.

Riviera Shqiptare, Tirana dhe Alpet Shqiptare janë ndër zonat që kanë përfituar më shumë nga kjo rritje.

Bumi turistik mbështetet në një kombinim të veçantë të plazheve me ujëra të kthjellëta, historisë së afërt të vendit dhe zonave malore të egra e të paprekura.

Brenda të njëjtit udhëtim, vizitorët mund të kalojnë nga bregdeti me ujëra bruz te bunkerët e periudhës komuniste dhe më pas drejt shtigjeve malore të Alpeve Shqiptare.

Rritja e turizmit është shoqëruar edhe me zgjerimin e lidhjeve të transportit, shtimin e fluturimeve me kosto të ulët, zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe zhvillimin e ofertës hoteliere.

Prania gjithnjë e më e madhe e Shqipërisë në rrjetet sociale ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e interesit për vendin, ndërsa destinacionet kryesore turistike janë bërë më të frekuentuara gjatë sezonit veror.

Riviera Shqiptare, një nga zonat më të kërkuara

Riviera Shqiptare mbetet një nga zonat që tërheq më shumë turistë.

Vlora, qyteti i tretë më i madh i vendit, po mirëpret gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa ndër destinacionet e tjera të njohura të rivierës janë Dhërmiu, Saranda dhe Ksamili.

Në këtë zonë bregdetare, oferta hoteliere po zgjerohet dhe po orientohen gjithnjë e më shumë drejt strukturave të kategorisë së lartë.

“Green Coast Hotel”, pjesë e “MGallery Collection”, u hap në qershor 2025, ndërsa “Crowne Plaza Durrës by IHG” u hap në vitin 2026, krahas “Miamar Luxury Hotel & Spa”, i cili ishte tashmë i pranishëm në zonë.

Tirana, bunkerët dhe fluturimet me kosto të ulët

Kryeqyteti, Tirana, ruan në qendër të tij gjurmë të rëndësishme të historisë së afërt të Shqipërisë dhe është një tjetër pikë e rëndësishme për vizitorët.

Pranë Sheshit Skënderbej ndodhet Muzeu Historik Kombëtar, i cili do të qëndrojë i mbyllur deri në vitin 2028 për shkak të punimeve.

Në pjesën e jashtme të ndërtesës ndodhet mozaiku i madh, i cili paraqet pamje dhe momente nga historia e Shqipërisë.

Ndërkohë, “Shtëpia me Gjethe” dokumenton veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit, ish-policisë sekrete të regjimit komunist. Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 janë ngritur në ish-strehimore nëntokësore, duke u ofruar vizitorëve një tjetër mundësi për të njohur historinë e periudhës komuniste.

Për të përballuar rritjen e numrit të vizitorëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është zgjeruar.

Në vitin 2020, në aeroport u hap edhe një bazë e kompanisë ajrore “Wizz Air”, e cila sot e lidh Tiranën me një sërë qytetesh evropiane, ndër të cilat Barcelona, Budapesti, Londra, Madridi, Roma dhe Stokholmi.

Përveç këtyre destinacioneve, fluturime direkte lidhin Tiranën edhe me Frankfurtin, Amsterdamin dhe Stambollin.

Ndërkohë, linjat e autobusëve drejt Shkupit, Podgoricës dhe Prishtinës u mundësojnë turistëve të kombinojnë vizitat në disa vende të rajonit gjatë të njëjtit udhëtim.

Malet dhe liqenet, një tjetër pamje e Shqipërisë

Në veri të vendit, qyteti i Shkodrës shërben si pikënisje drejt zonave të liqeneve dhe maleve.

Liqeni i Shkodrës, i njohur si Liqeni i Skadarit në anën e Malit të Zi, mund të eksplorohet në këmbë ose me biçikletë.

Nga këtu, vizitorët mund të vijojnë udhëtimin me ekskursione drejt Lumit të Shalës ose Liqenit të Komanit.

Më në veri, Alpet Shqiptare tërheqin veçanërisht turistët e interesuar për ecjet malore.

Një nga itineraret më të njohura është shtegu që lidh Valbonën me Thethin, një ecje prej rreth 12 kilometrash, e cila kërkon nga shtatë deri në 10 orë. /

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…