Demo: Ulje të tarifave për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë

Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u njoh nga afër me procesin e prodhimit dhe ofrimit të dokumenteve të identitetit, duke theksuar se përmirësimi i shërbimit duhet të shoqërohet edhe me reduktimin e kostove për qytetarët, veçanërisht për kategoritë që kanë nevojë për mbështetje.


Tarifat e dokumenteve të identitetit për kategori të caktuara të qytetarëve, që kanë më shumë nevojë për mbështetje, do të ulen. Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u njoh nga afër me procesin e prodhimit dhe ofrimit të dokumenteve të identitetit, duke theksuar se përmirësimi i shërbimit duhet të shoqërohet edhe me reduktimin e kostove për qytetarët, veçanërisht për kategoritë që kanë nevojë për mbështetje.

“Kemi nisur punën për uljen e tarifave të dokumenteve të identitetit për kategori të caktuara që kanë më shumë nevojë për mbështetje”, u shpreh ministri Demo, duke e cilësuar këtë një angazhim konkret në funksion të qytetarit.

Paralelisht, Ministria e Punëve të Brendshme dhe IdentiTek po punojnë për një shërbim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të aksesueshëm. Procedura e zakonshme për pajisjen me dokument identiteti realizohet brenda 10 ditëve pune, ndërsa ajo e përshpejtuar brenda 3 ditëve pune.

Në fokus është edhe zgjerimi i shërbimeve online, përmes blerjes së kuponit dhe gjurmimit të dokumentit online, si dhe ofrimi i shërbimit në banesë ose në spital për qytetarët me vështirësi në lëvizje, brenda dhe jashtë vendit.

Po zgjerohet gjithashtu ofrimi i shërbimeve për shqiptarët jashtë vendit, përmes misioneve të posaçme në zona ku ka përqendrim të komunitetit shqiptar, por nuk ka shërbime konsullore, ndërsa puna do të vijojë edhe për zgjerimin e shërbimeve në vende të tjera në Azi dhe Australi.

Një tjetër prioritet është modernizimi teknologjik dhe rritja e standardeve të sigurisë. Në bashkëpunim me AKSHI-n dhe AKSK-në po punohet për realizimin e Letërnjoftimit Digjital, ndërsa po zhvillohet teknologjia për pasaportën e së ardhmes, me objektiv standardet e vitit 2030.

“Çdo përmirësim që bëjmë këtu duhet të përkthehet në diçka konkrete për qytetarin, më pak kohë, më pak kosto dhe më shumë shërbim”, u shpreh ministri Demo.

/Marrë nga ATSH

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…