Këshilli bashkiak i Tiranës miraton një pagë shpërblim për zjarrfikësit

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi ditën e sotme propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për dhënien e një shpërblimi sa një pagë mujore për punonjësit e shërbimit zjarrfikës pas angazhimit të tyre në përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe emergjencave civile gjatë këtij viti.

Vendimi parashikon që shpërblimi të përfitohet nga 189 punonjës me gradë të Shërbimit Zjarrfikës.

Gjatë diskutimeve, u theksua se një nga situatat më të vështira me të cilat janë përballur efektivët ka qenë zjarri në malin e Dajtit, ku angazhimi në terren ka vijuar nga 25 korriku deri më 10 shtator. Gjatë kësaj periudhe, forcat zjarrfikëse janë mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme për kontrollin, izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ndërhyrje janë zhvilluar edhe në Daias, Priskë, fshatin Gurë dhe në zonën e Ibës, ndërsa efektivët e Tiranës janë angazhuar edhe jashtë territorit të bashkisë, në qarqet e Durrësit dhe Vlorës, në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve.

Numri i lartë i rasteve dhe kohëzgjatja e situatës në Dajt sollën një ngarkesë të konsiderueshme operacionale për shërbimin zjarrfikës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori Kuka merr pjesë në aktivitetin diplomatik tradicional “Diplomatic Grape Harvest”

Në kuadër të aktivitetit, Ambasadori zhvilloi një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Hungarisë, z. Szabolcs Bóna, të…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia