“Këndi i Letërsisë Spanjolle”, ambasadori Cremades viziton Bibliotekën Kombëtare

Ambasadori i Spanjës takim me drejtoreshën Majlinda Toçi


Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një takim me drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Majlinda Toçi, në kuadër të angazhimit të të dy vendeve për promovimin e kulturës, trashëgimisë dhe bashkëpunimit institucional.

Sipas ambasadës spanjolle, gjatë takimit u diskutuan bashkëpunimet e ardhshme ndërmjet Ambasadës së Spanjës dhe Bibliotekës Kombëtare, veçanërisht në kuadër të organizimit të “Javës Kulturore të Spanjës” në Shqipëri, të një ekspozite të rëndësishme historike si dhe të një konference letrare.

Gjatë vizitës në ambientet e Bibliotekës, ambasadorit, iu prezantua një pjesë e koleksioneve të çmuara me libra të vjetër dhe fondit historik, si dhe laboratorin e restaurimit, ku punohet për ruajtjen dhe konservimin e kësaj trashëgimie të rëndësishme letrare.

Gjithashtu, u shqyrtua mundësia e krijimit të një “Këndi të Letërsisë Spanjolle” në Bibliotekën Kombëtare, si një hapësirë e dedikuar për afrimin e letërsisë dhe kulturës spanjolle me publikun shqiptar.

Spanja mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të kulturës dhe ruajtjes së trashëgimisë historike në të gjitha fushat e saj.

Rama në OKB: Duhet ndërtuar një inteligjencë artificiale që fuqizon qenien njerëzore

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ndal tek inteligjenca artificiale,…

Global 360

Protestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në OKB: Duhet ndërtuar një inteligjencë artificiale që fuqizon qenien njerëzore

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ndal tek inteligjenca artificiale,…