Shërbimi civil në Shqipëri, ambasadori Cremades takon komisioneren Lleshi

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, u takua me Komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Lefterie Lleshi


Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, u takua me Komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Znj. Lefterie Lleshi, për t’u njohur me kompetencat e këtij institucioni dhe për të diskutuar mbi funksionimin dhe zhvillimin e shërbimit civil në Shqipëri.

“Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja lidhur me profesionalizimin e administratës publike, bazuar në parimet e meritës dhe aftësive profesionale të nëpunësve, forcimin institucional dhe respektimin e ligjshmërisë në proçeset e emërimit, lëvizjes, ngritjes në detyrë dhe lirimit nga detyra të punonjësve publikë”, shkruan ambasada spanjolle në postimin e saj në rrjetet sociale.

Sipas saj, gjithashtu, u diskutua për përafrimin e kuadrit legjislativ shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian dhe u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të ndërtimit të një administrate publike moderne, profesionale dhe efikase.

Debati për pagat, Sadushi: Gjykata Kushtetuese do të vendosë përfundimisht

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka kërkuar një vlerësim të thelluar të funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Debati për pagat, Sadushi: Gjykata Kushtetuese do të vendosë përfundimisht

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka kërkuar një vlerësim të thelluar të funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor…