Guri: Marrëveshja për vajin e ullirit garanton standarde dhe konkurrueshmëri më të lartë

Shqipëria synon të garantojë vijimësinë e angazhimit të saj në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit, në një kohë kur sektori i ullishtarisë dhe prodhimit të vajit të ullirit po zhvillohet dhe operatorët po rrisin investimet në teknologji, cilësi dhe kapacitete ruajtëse.


Shqipëria synon të garantojë vijimësinë e angazhimit të saj në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit, në një kohë kur sektori i ullishtarisë dhe prodhimit të vajit të ullirit po zhvillohet dhe operatorët po rrisin investimet në teknologji, cilësi dhe kapacitete ruajtëse.

Në këtë kuadër, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin “Për pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015, aderuar me ligjin nr. 112/2017”.

Në fjalën e tij, Guri u shpreh se “për një vend prodhues siç është rasti i Shqipërisë, pjesëmarrja në këtë organizatë ka një rëndësi të drejtpërdrejtë sepse na mundëson të jemi pjesë e zhvillimit të standardeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit te njohurive dhe praktikave që ndikojnë në cilësinë dhe konkurrueshmërinë e produkteve tona”.

Sipas tij, kjo merr një rëndësi të veçantë në kushtet kur sektori shqiptar i ullishtarisë dhe vajit të ullirit është në zhvillim dhe operatorët po investojnë në tekonologji, kapacitete ruajtëse, në përmirësimin e cilësisë, zgjerimin e mundësive të tregtimit brenda dhe jashtë vendit.

“Shqipëria është anëtare e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit prej vitit 2009 ndërsa në marrëveshjen ndërkombëtare për vajin e ullirit dhe ullinjtë e tavolinës nga viti 2015 duke aderuar nëpërmjet ligjit 112 të vitit 2017”, shtoi Guri.

Zv/ministri Guri u shpreh se “kjo marrëveshje synon lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e praktikave mashtruese apo të falsifikimit të produkteve”.

“Projektligji që paraqesim sot në shqyrtim nuk ka për objekt aderimin e Shqipërisë në një marrëveshje të re dhe as në marrjen përsipër të një angazhimi te ri ndërkombëtar. Ai synon pranimin e vendimit të Këshillit të Anëtarëve të KOIT të vitit 2024 për ndryshimin e nenit 36 të marrëveshjes ekzistuese. Ky nen rregullon kohëzgjatjen, zgjatjen dhe përfundimin e marrëveshjes”, nënvizoi Guri.

“Me ndryshimin e miratuar në 24 qershor të 2024-ës përcaktohet që marrëveshja të mbetet në fuqi deri në 31 dhjetor të vitit 2026. Njëkohësisht Këshillit të Anëtarëve i jepet mundësia që në vijim ta zgjasë atë për periudha të njëpasnjëshme, ku secila periudhë nuk mund të jetë më e gjatë se 5 vite”, tha ai.

Zv/ministri Guri u shpreh se “parashikohet gjithashtu e drejta e çdo anëtari që nuk pranon një zgjatje të tillë të njoftojë këshillin dhe të pushojë të palë kontraktuese nga fillimi i periudhës pasardhëse”.

“Projektligji ka një objekt të qartë politik të sigurojë vazhdimësinë e efektit të marrëveshjes ndërkombëtare dhe për rrjedhojë vazhdimësinë e pjesëmarrjes së Republikës së Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit”, theksoi Guri.

Ai shtoi se projektligji është në përputhje me kuadrin tonë kushtetues dhe me legjislacionin për marrëveshjet ndërkombëtare si dhe nuk ndryshon natyrën e detyrimeve që Shqipëria ka marrë tashmë si palë e kësaj marrëveshje.

“Parimi i këtij ndryshimi nuk sjell efekte financiare në buxhet. Do të vijojë vetëm pagesa e kontributit vjetor ekzistues të Republikës së Shqipërisë si anëtare KOIT, i cili përballohet brenda buxhetit të miratuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit. Për këtë arsye ju ftoj ta mbështesni”, tha Guri.

/Marrë nga ATSH

Ratifikimi i Konventës së KiE për IA, Gogu: Mbrojtja e qytetarit në qendër të përdorimit të teknologjisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se Shqipëria po hyn në një fazë ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë pjesë…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ratifikimi i Konventës së KiE për IA, Gogu: Mbrojtja e qytetarit në qendër të përdorimit të teknologjisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se Shqipëria po hyn në një fazë ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë pjesë…