Muzeu “Marubi” sjell përvoja ndërkombëtare mbi librin fotografik

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të mirëpresë së shpejti Calin Kruse dhe Yana Kruse, themeluesit e “dienacht Publishing”, një prej shtëpive botuese të pavarura më të rëndësishme në Evropë, e specializuar në botimin e librave fotografikë (photobooks), librave të artistëve (artist books) dhe photozines (revistave dedikuar fotografisë).

Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, dy të ftuarit do të mbajnë një ligjëratë publike dhe një seminar (workshop) intensiv në Muzeun “Marubi”, ku do të ndajnë përvojën e tyre mbi procesin e krijimit të një libri fotografik – nga zhvillimi i idesë fillestare deri te realizimi i botimit përfundimtar.

Aktiviteti synon të ofrojë një mundësi të veçantë për fotografët, artistët, studentët dhe të gjithë të interesuarit për të njohur nga afër procesin krijues dhe standardet ndërkombëtare të botimit të librave fotografikë, duke eksploruar mënyrën se si fotografia, dizajni dhe materialiteti i librit bashkohen për të krijuar një vepër artistike.

Prej më shumë se një dekade, “dienacht Publishing” bashkëpunon me fotografë nga e gjithë bota, duke realizuar botime të vlerësuara ndërkombëtarisht për cilësinë editoriale, dizajnin dhe qasjen artistike. Publikimet e saj janë nderuar me çmime prestigjioze dhe janë përzgjedhur në konkurset më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar librit fotografik.

Veprimtaria e Calin dhe Yana Kruse shtrihet edhe përtej botimit. Ata janë iniciatorët e Leipzig Photobook Festival, një nga festivalet më të rëndësishme evropiane të dedikuara librit fotografik, i cili çdo vit mbledh fotografë, artistë, botues, kuratorë dhe studiues nga e gjithë bota, duke e kthyer Lajpcigun në një qendër të rëndësishme të dialogut ndërkombëtar mbi fotografinë dhe librin fotografik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha reagon ndaj deklaratave të ministres serbe: Pajtimi nuk ndërtohet mbi mohimin e krimeve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dënoi sot deklaratën e ministres serbe për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisjen…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia