Buxheti për mbrojtjen rritet në 69.2 miliardë lekë, Malaj: Shqipëria përmbush angazhimet në NATO

Ministri i Financave, Petrit Malaj, publikoi të dhëna mbi ecurinë e shpenzimeve për mbrojtjen, duke bërë të ditur se buxheti i këtij sektori është rritur nga 24.1 miliardë lekë në vitin 2020, në 52.6 miliardë lekë në vitin 2025, ndërsa për vitin aktual ka arritur në 69.2 miliardë lekë.


Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet për mbrojtjen dhe sigurinë, në kuadër të angazhimeve të saj si vend anëtar i NATO-s, duke mbështetur modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, publikoi të dhëna mbi ecurinë e shpenzimeve për mbrojtjen, duke bërë të ditur se buxheti i këtij sektori është rritur nga 24.1 miliardë lekë në vitin 2020, në 52.6 miliardë lekë në vitin 2025, ndërsa për vitin aktual ka arritur në 69.2 miliardë lekë.

“Shqipëria vijon të përmbushë me përgjegjësi angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, duke rritur në mënyrë të qëndrueshme investimet për mbrojtjen dhe sigurinë”, deklaroi Malaj.

Sipas ministrit, rritja e financimit për mbrojtjen ka krijuar mundësi për modernizimin e Forcave të Armatosura, përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e kontributit të Shqipërisë në sigurinë e përbashkët të Aleancës.

Të dhënat e publikuara tregojnë se investimet në mbrojtje kanë ardhur në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, duke reflektuar prioritetin e vendosur për sigurinë kombëtare dhe përmbushjen e objektivave të përcaktuara në kuadër të NATO-s.

Marrë nga ATSH

INSTAT: Mbi 969 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

Turizmi në Shqipëri vijoi të shënojë rritje në gusht 2026, me 10,3% më shumë vizitorë të akomoduar në struktura turistike…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

INSTAT: Mbi 969 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

Turizmi në Shqipëri vijoi të shënojë rritje në gusht 2026, me 10,3% më shumë vizitorë të akomoduar në struktura turistike…