
Kingji takon ambasadorin Wendt, në fokus modernizimi i Forcave të Armatosura
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.
Kingji bëri të ditur se, në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, si partneri ynë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.
“Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive”, tha Kingji.
Marrë nga ATSH


















