Ibrahimaj: Disa filiale të Postës Shqiptare të dëmtuara, qytetarët do të marrin shërbimet në degët e tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vizitoi një prej filialeve të Postës Shqiptare në Tiranë, të dëmtuara nga aktet e dhunës gjatë protestës.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vizitoi një prej filialeve të Postës Shqiptare në Tiranë, të dëmtuara nga aktet e dhunës gjatë protestës.

Ibrahimaj theksoi se ka disa filiale të dëmtuara.

“Jam këtu në një nga rrugët kryesore të qytetit të Tiranës dhe mbrapa kemi filialin e Postës Shqiptare, i cili është dëmtuar. Janë disa filiale të dëmtuara këtu. Në këto filiale, qytetarët marrin përditë shërbime: pensionistët marrin pensionet e tyre dhe të ardhurat që i duhen për të siguruar jetesën”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj theksoi se, pavarësisht dëmeve të shkaktuara ndaj pronës publike, shërbimi ndaj qytetarëve do të vijojë.

“Unë dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që, pavarësisht goditjeve ndaj pronës publike dhe private, ne jemi të angazhuar që ato të marrin shërbimet e tyre të përditshme”, theksoi ministrja.

Ajo bëri të ditur se pensionistët dhe qytetarët që marrin shërbime pranë filialeve të dëmtuara mund t’u drejtohen filialeve të tjera të Postës Shqiptare.

“Pensionistët, ndonëse mbrapa shohim shkatërrim, mund të drejtohen në të gjithë filialet e tjera dhe të marrin pensionin e tyre, sepse ne jemi këtu për të garantuar që rendi dhe siguria dhe shërbimi ndaj qytetarëve do të vijojë i pandërprerë, pavarësisht atyre që ndodhin në këtë qytet”, tha Ibrahimaj

“Siguria e qytetarëve dhe vijimësia e shërbimeve mbeten prioriteti ynë”, theksoi Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Sadushi i dorëzon detyrën kryetarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara, Sokol Sadushi i dorëzoi zyrtarisht detyrën kryetarit të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sadushi i dorëzon detyrën kryetarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara, Sokol Sadushi i dorëzoi zyrtarisht detyrën kryetarit të…