Rama te një biznes i djegur: Kjo nuk është flamë studentore, por dora që ka kapur për fyti opozitën

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot në lidhje me dëmet e shkaktuara ndaj biznesit privat gjatë protestës së zhvilluar gjatë tre ditëve në kryeqytet.


Kryeministri Edi Rama, reagoi sot në lidhje me dëmet e shkaktuara ndaj biznesit privat gjatë protestës së zhvilluar gjatë tre ditëve në kryeqytet.

Kreu i qeverisë u ndal para një biznesi të djegur nga pjesëmarrës në protestë dhe theksoi se ata protestues të maskuar nuk janë studentë dhe nuk kanë të bëjnë farë me problemet e tyre.

Sipas tij, pas akteve të dhunës është “dora e opozitës” që ka marrë peng qytetin me maska e që mbështet edhe nga “duart e huaja”.

Kryeministri e cilësoi situatën si një përpjekje për të penguar përparimin e Shqipërisë, ndërsa tha se opozita dhe aktorë të tjerë fshihen pas nxitjes së tensioneve.

Rama u ndal edhe te dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve të vogla, teksa shprehu solidaritetin me sipërmarrësit dhe familjet që kanë pësuar pasoja.

Ai iu drejtua sipërmarrësve të vegjël në Tiranë, duke u premtuar mbështetje pas përfundimit të situatës së krijuar.

“Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit, e djersës, e ëndrrave, dhe shpresave të familjeve të zakonshme, prindërit e zakonshëm, që hapin derën çdo mëngjes për të çuar në mbrëmje të ardhurat dhe për të shtruar tryezën e ndershmërisë. Dua t’i them të gjithë atyre që sot janë me lot në sy, përpara gërmadhave të ngjashme dhe që jetojnë me një sipërmarrje të vogël në Tiranë, se nuk janë vetëm. Se sapo kjo flamë të kalojë, ne do të jemi aty bashkë. Dhe dua t’ju them të mos e harrojnë që përballuam një tërmet të tmerrësisht me pasoja, rujna Zot, ku e ku më të mëdha dhe ja dolëm, ja dolëm së bashku dhe sot ata që humbën shtëpitë për 30 sekonda, jetojnë në shtëpi më të mira, jetojnë në shtëpi më të forta”, tha Rama.

Rama tha se protestat dhe aktet e dhunës nuk përfaqësojnë studentët dhe problematikat e tyre.

“Si mund të jenë studentët? Si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë? Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit me maska nuk ka të bëjë fare me hallet me problemet me aspiratat legjitime të gjithkujt që do një jetë më të mirë”, tha Rama.

Ai tha se opozita po shfrytëzon situatën për qëllime politike, teksa shtoi se pas ngjarjeve qëndrojnë të njëjtët aktorë që kanë penguar vazhdimisht zhvillimin e vendit.

“E gjithë kjo është po ajo dorë, po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur dhe shkatërruar, jo një herë Shqipërinë dhe që është gati ta djegë e shkatërrojë përsëri, për të mos e lënë të bëjë përpara në një luftë qorre, ku urrejtja, urrejtja më e verbër dhe ku flakët e dasisë, janë e vetmja dritë arsyeje. Këta nuk janë studentët. As ata që marrin peng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët, dhe as ata që pastaj në mbrëmje predikojnë lëvizjen si përpjekjen revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë fare me ju, nuk kanë të bëjnë fare me problemet tuaja, nuk kanë të bëjnë fare me zgjidhjet që ju keni nevojë. Si mund të nxirren fëmijët në rrugë? Si mund të nxiten fëmijët të vënë maska, të shkulin trotuarët, që shtrohen e mirëmbahen përditë me taksat tuaja, dhe të qëllojnë policinë? Si mund të rrezikohet jeta e fëmijëve, duke i hedhur në rrugë si një lukuni e verbër për agjendën e tjetërkujt?”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për protestën: Nuk është rastësi, duar të huaja nuk e duan Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot në lidhje me aktet e dhunës që kanë shoqëruar protestat gjatë tre ditëve të fundit…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për protestën: Nuk është rastësi, duar të huaja nuk e duan Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot në lidhje me aktet e dhunës që kanë shoqëruar protestat gjatë tre ditëve të fundit…