Demo: 156 të lënduar gjatë protestave, mes tyre 97 policë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se 156 qytetarë janë lënduar nga protestat e dhunshme në Tiranë, mes tyre 97 efektivë policie, 45 protestues dhe kalimtarë të rastit, si dhe katër të mitur.


Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se 156 qytetarë janë lënduar nga protestat e dhunshme në Tiranë, mes tyre 97 efektivë policie, 45 protestues dhe kalimtarë të rastit, si dhe katër të mitur.

Ai u bëri thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në akte dhune, duke theksuar se studentët nuk duhen barazuar me personat e dhunshëm.

Demo akuzoi kundërshtarët politikë se synojnë marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe u shpreh se asgjë nuk do ta ndalë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Reagim i plotë i ministrit Demo:

Të nderuar qytetarë,

nga vala e dhunës që përfshiu kryeqytetin katër ditët e fundit,

156 qytetarë shqiptarë janë lënduar. 97 efektivë policie, të cilët kanë kryer detyrën e që në fund të ditës duan si të gjithë ne të jetojnë paqësisht në vendin tonë e në darkë të kthehen pranë familjeve.

45 protestues, të cilët po ashtu kanë aspiratat e tyre legjitime për të tashmen e të ardhmen në këtë vend, për ta e familjet e tyre, së bashku me 12 kalimtarë, të cilët ndoshta po shkonin drejt familjes apo punëve të tyre.

Të gjithëve, ju uroj shërim të shpejtë, dhe dua t’ju kujtoj se kemi më shumë arsye të bëhemi bashkë e të punojmë në të mirë të vendit e jo të përleshemi për llogari të dikujt që gështenjat e zjarrit të luftës politike kërkon t’i nxjerrë me duart e të tjerëve të verbuar nga urrejtja dhe flakët e ndasisë.

Më ka mbetur në mendje fjalët e një mjeku te Spitali i Traumës, i cili tha: “Kur vijnë këtu të gjithë janë të humbur, asnjë s’ka fituar.”

Mes të lënduarve ka patur edhe 4 të mitur dhe unë dua të ndalem pak këtu. Unë nuk besoj se ka prind në Shqipëri, pavarësisht bindjeve të tyre partiake, i cili gëzohet nëse sheh fëmijët e tij të mitur, me gurë apo mjete të tjera në duar, duke goditur punonjës policie, duke thyer xhamat e institucioneve publike, duke shkatërruar semaforë e sinjalistika, duke bastisur e djegur pronën private e publike.

Përdorimi i të miturve në akte thellësisht politike, e aq më tepër vënia në rrezik i jetëve të tyre për hir të luftës në pushtet është një poshtërsi, e cila nuk duhet të kalojë pa u vënë re e pa u përbuzur nga e gjithë shoqëria shqiptare.

Kam porositur vazhdimisht forcat e policisë që të tregojnë kujdes të veçantë me ta, por dua të bëj sërish një thirrje sërish për prindërit: Ju lutem, me dorë në zemër, mos lejoni që fëmijët tuaj të përdoren në luftën për pushtet të atyre që nuk njohin asnjë kufi as njerëzor e as moral!

Prandaj, kur themi se dhuna nuk ka të bëjë me studentët, nuk po bëjmë retorikë. Po refuzojmë të barazojmë studentët me ata që zgjedhin dhunën. Mes personave të arrestuar e proceduar për akte të dhunshme, numri i studentëve është jashtëzakonisht shumë i vogël dhe jam i bindur që ata nuk kanë fare lidhje me skenarin e dhunshëm politik.

Mund të kemi plot dallime dhe mund të ndahemi në shumë opinione, por ka një fakt që nuk e mohon dot askush, që ka respekt për të vërtetën. Kjo është një përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë e që nuk paskan ndërmend të kursejnë as të miturit e as bizneset private të njerëzve, që s’kanë lidhje me betejën e tyre dhe që duan të ndalin rrugëtimin e Shqiperisë drejt Bashkimit Europian, duke e spostuar vendin nga tryeza e negociatave me BE-në tek rruga e së kaluarës nga kemi dalë me shumë përpjekje.

Dua t’ju garantoj se nuk do ja dalin! Shqipëria është nisur tashmë drejt destinacionit dhe askush e asgjë nuk do ta ndalë zhvillimin europian të vendit!

/Burimi ATSH

INSTAT: Mbi 969 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

Turizmi në Shqipëri vijoi të shënojë rritje në gusht 2026, me 10,3% më shumë vizitorë të akomoduar në struktura turistike…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

INSTAT: Mbi 969 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

Turizmi në Shqipëri vijoi të shënojë rritje në gusht 2026, me 10,3% më shumë vizitorë të akomoduar në struktura turistike…