
Ambasadori Cremades, takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike
Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë, Bledar Kazia.

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë, Z.Bledar Kazia.
Gjatë takimit, Ambasadori e përgëzoi Drejtorin për emërimin e tij të fundit në këtë detyrë kyçe, në një moment veçanërisht të ndjeshëm, të karakterizuar nga rritja globale e kërcënimeve kibernetike.
Të dy palët vlerësuan përvojën dhe kapacitetet e larta që kanë në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të mekanizmave të bashkëpunimit dypalësh për të përballuar sfidat e përbashkëta.
Ambasadori theksoi gjithashtu rëndësinë e nxitjes së programeve të trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve, me qëllim shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe forcimin e rezistencës digjitale të shoqërisë.
Po ashtu, u nënvizua nevoja për forcimin e sigurisë së institucioneve publike dhe private ndaj kërcënimeve të mundshme kibernetike, duke garantuar mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme dhe funksionimin e duhur të shërbimeve esenciale të shtetit.
Të dy palët shprehën vullnetin për të thelluar më tej marrëdhëniet në këtë fushë strategjike me rëndësi të veçantë.



















