ODIHR: Projektligji për financimin e partive politike forcon transparencën

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar opinionin urgjent të ndërmjetëm mbi projektligjin e Shqipërisë për financimin e partive politike.


Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar opinionin urgjent të ndërmjetëm mbi projektligjin e Shqipërisë për financimin e partive politike, duke vlerësuar se drafti krijon një kuadër të detajuar për rregullimin e financimit politik, por kërkon sqarime dhe përmirësime të mëtejshme për të garantuar zbatim efektiv dhe përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Sipas opinionit, projektligji konsolidon rregullat mbi të ardhurat, burimet e financimit, raportimin, transparencën, auditimin dhe sanksionet për partitë politike, duke synuar forcimin e integritetit të sistemit politik dhe luftën kundër korrupsionit.

Ekspertët e ODIHR-it vlerësojnë pozitivisht krijimin e një platforme elektronike raportimi në kohë reale, zgjerimin e kompetencave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kufizimet më të rrepta mbi financimet dhe transaksionet cash, si dhe mekanizmat e rinj të auditimit dhe transparencës.

Në dokument theksohet se projektligji përfshin gjithashtu rregulla më të detajuara për financimin publik të partive, duke parashikuar stimuj të lidhur me barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në politikë.

Megjithatë, ODIHR nënvizon se ekzistojnë boshllëqe që mund të krijojnë mundësi për shmangie të ligjit, veçanërisht në lidhje me financimin nga palë të treta, donacionet indirekte dhe huatë për partitë politike.

Në rekomandimet kryesore, ODIHR sugjeron ndalimin e qartë të donacioneve të bëra në emër të personave të tjerë, deklarimin e profesionit dhe punëdhënësit të donatorëve, si dhe identifikimin e pronësisë përfituese të personave juridikë që financojnë partitë politike.

Gjithashtu kërkohet përcaktimi i rregullave më të qarta për kontributet në natyrë, raportimin e huave dhe publikimin pa vonesa të pajustifikuara të raporteve financiare të partive politike.

ODIHR vlerëson se efektiviteti i reformës do të varet në masë të madhe nga kapacitetet operacionale dhe burimet njerëzore e financiare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për të garantuar mbikëqyrje, verifikim dhe zbatim të plotë të ligjit.

Opinionit i është bashkëngjitur një seri rekomandimesh për forcimin e sigurisë juridike, qartësimin e kompetencave mbikëqyrëse dhe zgjerimin e sistemit të sanksioneve për të mbuluar të gjitha shkeljet e parashikuara në projektligj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…