
Sadleva Bodo emërohet drejtor i përgjithshëm i Burgjeve
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u lirua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, i cili kishte dhënë dorëheqjen.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u lirua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, i cili kishte dhënë dorëheqjen.
Në vend të tij u emërua Sadleva Bodo.
Emërimi i Sadleva Bodos është bërë me propozimin e ministrit të Drejtësisë, në mbështetje të ligjit për “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.



















