Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë: Heqja e flamurit të Vatikanit gjatë protestës, gjest i papranueshëm

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (KISH) në një reagim publik dënon aktin e heqjes së flamurit të Vatikanit gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, duke e cilësuar atë të papranueshëm.


Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (KISH) në një reagim publik dënon aktin e heqjes së flamurit të Vatikanit gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, duke e cilësuar atë të papranueshëm.

Në një deklaratë për mediet, KISH nënvizon se gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet, është verifikuar një episod i papranueshëm, që ka prekur përfaqësinë e Vatikanit, Nunciaturën Apostolike në Tiranë.

Disa protestues kanë hequr flamurin e Vatikanit e më pas duket se e kanë djegur bashkë me objekte të tjera.

KISH nënvizon se “ky gjest është tërësisht i papranueshëm. Është cenuar simboli i Selisë së Shenjtë e mund të cenohej edhe territori i Nunciaturës duke krijuar pasiguri te stafi i Ambasadës. Kjo shkon kundër ligjit, por edhe kundër virtytit të mikpritjes që shqiptarët kanë për mikun”.

“E drejta e protestës nuk përfshin të drejtën e dhunës ndaj askujt e aq më tepër ndaj miqve të vendit tonë. Ne si Konferencë ipeshkvore i shprehim afërsinë tonë Nuncit Apostolik, Sh.T. Imzot Miroslaë Adamczyk dhe stafit të tij e njëkohësisht dënojmë këtë gjest të papërgjegjshëm e të papranueshëm nga ana e protestuesve”, vijon deklarata.

KISH u bën thirrje institucioneve që të tregohen më të kujdesshme, të marrin masa paraprake e të mbrojnë, sipas ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, përfaqësitë diplomatike, në këtë rast përfaqësinë e Selisë së Shenjtë.

Gjithashtu, KISH dënon dhunën nga cilado anë të vijë, qoftë nga ana e protestuesve e qoftë nga ana e institucioneve shtetërore, kur ajo cenon jetën dhe shëndetin e protestuesve.

“I lutemi Zotit për vendin tonë dhe urojmë që këto incidente të mos përsëriten më, ndërkohë që bëjmë thirrje për qetësi, paqe e dialog”, thuhet në deklaratë.

Marrë nga ATSH

Ibrahimaj: T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dënoi aktet e dhunës dhe vandalizmit të regjistruara pasditen e sotme në godinën…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dënoi aktet e dhunës dhe vandalizmit të regjistruara pasditen e sotme në godinën…