Gonxhja: Traditë, ritëm dhe emocione në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojrave Popullore dhe Riteve në Burrel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara gjatë festivalit, i cili solli elementë autentikë të trashëgimisë shqiptare dhe krijoi një atmosferë festive që bashkoi brezat.


Në qytetin e Burrelit u organizua Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullore dhe Riteve, një ngjarje që solli në qendër të vëmendjes trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare, duke bashkuar komunitete, artistë popullorë dhe vizitorë nga zona të ndryshme të vendit dhe jashtë tij.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara gjatë festivalit, i cili solli elementë autentikë të trashëgimisë shqiptare dhe krijoi një atmosferë festive që bashkoi brezat.

Pjesë e rëndësishme e festimeve ishin edhe aktivitetet sportive dhe lojërat popullore, të cilat përfshinë të rinjtë dhe komunitetin në një frymë gare, energjie dhe bashkëpunimi.

Festivali u karakterizua nga performanca të grupeve folklorike, lojëra tradicionale popullore, valle karakteristike dhe muzikë autoktone, të cilat rikthyen në vëmendje elementët më të rëndësishëm të identitetit kulturor shqiptar.

Pjesëmarrësit u shfaqën të veshur me kostume tradicionale shumëngjyrëshe, ndërsa u ofruan punime artizanale si dhe gatime tipike të zonës, duke e kthyer aktivitetin në një përvojë të plotë kulturore dhe turistike.

Ky edicion solli një atmosferë të veçantë, ku u ndërthur energjia e lojrave, simbolika e riteve dhe fryma e bashkësisë, duke premtuar përjetime autentike për të gjithë pjesëmarrësit.

Festivali shërbeu si një platformë e rëndësishme për promovimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore, si dhe për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve, duke e kthyer Burrelin në një qendër të gjallë të kulturës popullore shqiptare gjatë zhvillimit të tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

INSTAT: Eksportet rriten me 14,8%, deficiti tregtar ulet me 13,9% në shtator

Eksportet shënuan rritje të fortë në shtator 2026, duke arritur në 31,2 miliardë lekë, me një rritje prej 14,8% krahasuar…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

INSTAT: Eksportet rriten me 14,8%, deficiti tregtar ulet me 13,9% në shtator

Eksportet shënuan rritje të fortë në shtator 2026, duke arritur në 31,2 miliardë lekë, me një rritje prej 14,8% krahasuar…