Artistë shqiptarë dhe amerikanë koncert në Tiranë, Gonxhja: Fuqia bashkuese e muzikës

Tirana mirëpriti mbrëmjen artistike “Battle of the Bands”, të organizuar në kuadër të Javës Kulturore Amerikane, e cila bëri bashkë në skenë artistë shqiptarë dhe amerikanë në një atmosferë energjie dhe bashkëpunimi kulturor.


Tirana mirëpriti mbrëmjen artistike “Battle of the Bands”, të organizuar në kuadër të Javës Kulturore Amerikane, e cila bëri bashkë në skenë artistë shqiptarë dhe amerikanë në një atmosferë energjie dhe bashkëpunimi kulturor.

Në koncert performoi grupi “Flagship” i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, së bashku me Bandën e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe artistët Renis Gjoka dhe Gjergj Kaçinari.

Mbrëmja solli për publikun performanca të muzikës rock dhe moderne, të ndërthurura me interpretimet instrumentale të bandave ushtarake, duke krijuar një spektakël të veçantë në kryeqytet.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili ndau momente nga koncerti në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një shembull të fuqisë bashkuese të muzikës dhe të shkëmbimeve kulturore mes vendeve mike.

Në aktivitet ishte e pranishme edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila ndoqi nga afër performancat artistike në kuadër të Javës Kulturore Amerikane.

“Battle of the Bands” ishte një prej aktiviteteve të organizuara në kuadër të Javës Kulturore Amerikane, që përgjatë këtyre ditëve po sjell në Shqipëri evente artistike, kulturore dhe promovuese.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria ecën dorë për dorë me BE-në, të qenurit pjesë e tij është garanci

Në nisjen e Javës së Evropës, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek mbajtja e sesionit hapës të Kongresit Botëror…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria ecën dorë për dorë me BE-në, të qenurit pjesë e tij është garanci

Në nisjen e Javës së Evropës, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek mbajtja e sesionit hapës të Kongresit Botëror…