Begaj pret Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kate Forbes, Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kate Forbes, Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Në një njoftim për mediet, presidenca bën të ditur se gjatë takimit kreu i shtetit i përcolli zonjës Forbes mirënjohje për ndihmën e dhënë ndaj situatave emergjente në Shqipëri, por dhe për bashkëpunimin me institucionet shqiptare për çështje të përbashkëta humanitare.

Në veçanti, Kreu i Shtetit vlerësoi projektet mbështetëse për Kryqin e Kuq Shqiptar. “Në sajë të këtij kontributi, u shpreh Presidenti Begaj, angazhimi i Kryqit të Kuq Shqiptar për kapërcimin e sfidave ka dhënë rezultate në komunitet”.

Gjatë bisedës, Presidenti i Republikës vlerësoi përfshirjen e Federatës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe me ndihma në kriza dhe fatkeqësi, si dhe për promovimin e vullnetarizmit.

“Solidariteti dhe ndihma për shtresat më të cenueshme të shoqërisë janë vlera universale për të cilat kemi shumë nevojë. Ne duhet t’i edukojmë këto vlera tek të rinjtë”, – u shpreh Presidenti Begaj gjatë takimit me Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, së cilës i garantoi mbështetjen e tij për nisma që nxisin solidarizimin dhe ndërtimin e një shoqërie që mbart këto vlera.

Burimi ATSH

Nënshkruhet marrëveshja për jetëzimin e Muzeut Besa në Tiranë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nënshkroi marrëveshjen me Fondacionit Kulturor Besa, për jetëzimin e Muzeut Besa në…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nënshkruhet marrëveshja për jetëzimin e Muzeut Besa në Tiranë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nënshkroi marrëveshjen me Fondacionit Kulturor Besa, për jetëzimin e Muzeut Besa në…