Rutte pret ministrin Nufi: Shqipëria e përkushtuar ndaj forcimit të sigurisë kolektive

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte zhvilloi sot një takim në selinë e Aleancës në Bruksel me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte zhvilloi sot një takim në selinë e Aleancës në Bruksel me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.

Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj NATO-s dhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë kolektive.

Palët diskutuan gjithashtu mbi mbështetjen për Ukrainën, në kuadër të zhvillimeve të fundit të sigurisë, si dhe mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe roli i Shqipërisë si vend anëtar i Aleancës në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Detaje nga takimi me Rutte bêri të ditur edhe ministri Nufi. “Bisedë e drejtpërdrejtë dhe shumë produktive me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, e fokusuar në sfidat aktuale të sigurisë dhe rolin gjithnjë në rritje të Shqipërisë në kuadër të Aleancës”, shprehet ministri përmes një postimi nê rrjetet sociale.

Ministri nënvizon se “Shqipëria kontribuon me vendosmëri në mbrojtjen kolektive dhe afirmohet si faktor stabiliteti dhe pikë referimi për sigurinë në rajon, duke qëndruar krah për krah me Aleatët, nga misionet paqeruajtëse deri te operacionet më të rëndësishme ndërkombëtare, në shërbim të paqes dhe vlerave euro-atlantike”.

Në këtë frymë, shton ai, mbështetja e vazhdueshme e Aleatëve mbetet kyçe për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.

Më herët gjatë ditës, ministri Nufi zhvilloi edhe një takim me personelin ushtarak dhe civil të misionit shqiptar në NATO, po në Bruksel.

Burimi ATSH

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të…