Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Roberto Vergori

Nufi në Bunavi: Formimi i ushtarakëve të rinj, themeli i një Force të Armatosur profesionale

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vizitoi sot Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (QAPU) në Bunavi, Vlorë, ku u takua me studentët, kadetët dhe ushtarët e rinj

Nufi takon studentë shqiptarë të mjekësisë në Ankara

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me studentë shqiptarë që ndjekin studimet në Fakultetin e Mjekësisë Gülhane, pjesë e Universitetit të Shkencave të Shëndetësisë në Ankara (Turqi).

Nufi nderon kujtimin e Mustafa Kemal Atatürk-ut gjatë vizitës në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka nderuar kujtimin e Mustafa Kemal Atatürk-ut, themeluesit të Republikës së Turqisë, gjatë vizitës zyrtare në këtë vend.

Akademia e FA nis vitin akademik në kampus të ri, Nufi: Modernizimi sipas standardeve euroatlantike, prioritet

Në kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura ka nisur viti i ri akademik, me 289 studentë që i bashkohen rrugëtimit të formimit profesional dhe ushtarak për t’i shërbyer vendit.

Nufi në takimin e ministrave të Mbrojtjes të Nismës Adriatiko-Joniane në Venecia

Ministrat e mbrojtjes të 6 vendeve bregdetare të Adriatikut dhe Jonit, Shqipëria, Italia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia, diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përballë një mjedisi gjithnjë e më kompleks strategjik.

Takimi Wendt-Nufi, ambasada e SHBA: Shqipëria, partner kyç në mbrojtje

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se gjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ambasadori amerikan Eric Wendt diskutoi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve të sigurisë.

Nufi: Spitali i Mirditës do të shndërrohet në Polin e Veriut për Traumat

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu vizituan spitalin e Mirditës

Nufi: Prioritare, koordinimi sa më i ngushtë mes aleatëve në garantimin e mbrojtjes dhe paqes+/

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore (CEDC) dhe Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Brdo pri Kranju, Slloveni

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC), ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.