Diplomohen studentët e programit zviceran të turizmit, Ibrahimaj: Çelës për punësim cilësor

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të brezit të parë të studentëve të arsimit profesional, të shkollës së Hoteleri-Turizmit.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të brezit të parë të studentëve të arsimit profesional, të shkollës së Hoteleri-Turizmit.

Studentër kësaj shkolle kanë studiuar përmes programit të shkollës zvicerane École Hôtelière de Lausanne, një diplomë që ju vlen shumë në tregun e punës, duke iu garantuar kushte dhe paga konkurruese, njëjtë me vendet e Europës.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj tha se “prej shumë vitesh e kemi vënë fokusin tek arsimi profesional, sepse besojmë që nëpërmjet tij ne mund të formësojmë një brez të ri, i cili jo domosdoshmërisht ka nevojë që të vazhdojë universitetin dhe të mbarojë një degë për të pasur një punë të mirëpaguar dhe për t’u kualifikuar”.

Për këtë arsye, vijoi Ibrahimaj, kemi investuar shumë në shkolla, konvikte, laboratorë me qëllim që të mundësojmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme që nxënësit të zgjedhin të shkojnë në arsimin profesional.

“Kjo kornizë nuk do të ishte plotësuar pa rritjen e kapaciteteve të mësimdhënies dhe arritjen e eksperiencës në atë që nxënësit mësojnë, përveç infrastrukturës. Sigurisht mësuesit në të gjithë qytetet e Shqipërisë ku ne kemi shkolla janë mësues të dedikuar megjithatë ekselenca botërore i shton një element më shumë dhe na çon një hap më afër shërbimeve dhe standardeve që duam të arrijmë”, nënvizoi Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj shtoi se “integrimi europian nuk është një numër detyrash dhe ligjesh që ne duhet të zbatojmë. Integrimi europian vjen me transformimin në të gjitha fushat ekonomike “.

“Jam krenare kur shikoj 60 vajza e djem, të cilët i kanë standardet dinë të japin shërbime në anglisht, por dinë te përdorin edhe programin e IT që janë të përfshira në të gjithë ofrimin e shërbimeve nga shërbimi i tavolinës, kuzhinës apo edhe fushave të tjera të mbuluara nga programi edukativ që ju keni marrë”, tha Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…

Global 360

Shiroka-Pula me thirrje për shqiptarët e Luginës: Bashkë në listë dhe bashkë në votim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…