
Hoxha: Diaspora shqiptare, Shqipëria përtej kufijve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se diaspora shqiptare përfaqëson “Shqipërinë përtej kufijve”, në një postim në rrjetet sociale.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se diaspora shqiptare përfaqëson “Shqipërinë përtej kufijve”, në një postim në rrjetet sociale.
Reagimi i tij vjen pas çeljes së Samiti i IV i Diasporës, ku Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në fjalën përshëndetëse dekoroi disa prej figurave më të spikatura të diasporës shqiptare.
Në mesazhin e tij, Hoxha vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Duke nderuar më të mirët, #Shqipëria nderon vetveten, sepse diaspora jonë është Shqipëria tjetër, përtej kufijve. Një moment i veçantë reflektimi dhe mirënjohjeje për të nderuar kontributet e jashtëzakonshme të atyre që me punën, talentin dhe përkushtimin e tyre, kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në botë. Jo vetëm fjalë të mira, por mirënjohje konkrete, mbresëlënëse dhe e pashlyeshme, për histori suksesi që frymëzojnë, për modele që bashkojnë dhe për ura që lidhin Shqipërinë me botën, dëshmia më e gjallë se vlerat tona udhëtojnë larg, por mbeten gjithmonë të rrënjosura fort në identitetin tonë të përbashkët. Shumë mirënjohje dhe përgëzime për të gjithë laureatët, por edhe një premtim për çdokënd: Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë të vetëve, kudo ku ata janë”, shkruan Hoxha.
Samiti i Diasporës synon forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe komuniteteve shqiptare në botë, si dhe vlerësimin e rolit të tyre në zhvillimin dhe imazhin e vendit.
Burimi ATSH



















