Hoxha takim me Këshillin Koordinues: Fazë e re bashkëpunimi me diasporën si partner për Shqipërinë 2030

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bashkëbisedim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, në prag të Samitit të IV-t të Diasporës që do të zhvillojë punimet nga sot deri të mërkurën në Tiranë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bashkëbisedim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, në prag të Samitit të IV-t të Diasporës që do të zhvillojë punimet nga sot deri të mërkurën në Tiranë.

Në këtë takim të parë, njohës por edhe përmbajtësor, ministri Hoxha shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për angazhimin e secilit anëtar.

“Së bashku ramë dakord për të çelur një fazë të re në riorganizimin e këtij mekanizmi jetik, me objektiva të qartë për një bashkërendim më të mirë të aktiviteteve dhe një agjendë vjetore konkrete në funksion të prioriteteve madhore”, theksoi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Hoxha u shpreh se “në fokus të Shqipëria 2030 është fuqizimi i diasporës si partner i pazëvendësueshëm, në mësimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, përfshirjen në zhvillimin ekonomik e shoqëror, partneritetin me biznesin dhe promovimin e vlerave tona kulturore në botë”.

“Me përfaqësues të spikatur dhe profesionistë dinjitozë nga e gjithë bota, kemi një mundësi reale për të forcuar lidhjet me rrënjët dhe për ta kthyer potencialin e diasporës në vlerë konkrete për Shqipërinë. Së bashku, për më shumë koordinim, më shumë veprim dhe rezultate të prekshme”, tha Hoxha.

Në Samitin IV të Diasporës diskutimet do të përqendrohen në çështje kyçe si roli i diasporës në demokraci dhe përfaqësim, ndikimi në zhvillimin ekonomik dhe inovacion, si dhe kontributi në sistemin shëndetësor, arsim dhe kërkim shkencor. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së diasporës në proceset zgjedhore dhe institucionale, rritjes së investimeve dhe shkëmbimit të njohurive, si dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës dhe kulturës.

Gjithashtu, në fokus do të jetë edhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe faktorëve shqiptarë në rajon për një qasje të koordinuar ndaj diasporës.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…